Ministria e Emigracionit të Greqisë ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendimin e qeverisë për shtyrjen e lejeve të qëndrimit dhe të vërtetimeve blu deri më datë 31 Dhjetor 2021.
Ky vendim sipas njoftimit është i vlefshëm për kategoritë e mëposhtme.
Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.1.2020 deri më 31.07.2020 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtuar deri më 31.03.2021
Për leje qëndrimi të cilat kanë skaduar nga data 1.08.2020 ose skadojnë deri më 31.03.2021 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtyhet, për 8 muaj nga data e skadimit
Për leje qëndrimi që skadojnë nga data 1.04.2021 deri 30.12.2021.
Autoritet greke sqarojnë se për kalimin e emigrantëve të pajisur me vërtetime blu drejtë Shqipërisë dhe anasjelltas, nevojitet edhe plotësimi i formularit të posaçëm në ambasadën ose konsullatat greke në vendin tonë.
Sipas reformës së re të nënshtetësisë, për aplikimin kërkohet leje e qëndrimit. Por, në kushtet aktuale dhe vetëm për muajt që lejet e qëndrimit kanë marrë shtyrje nga situata e pandemisë, do të pranohen leje qëndrimi të skaduara. Kështu, nëse aplikuesit kalojnë me sukses testin e gjuhës dhe historisë greke, mund të vijon në aplikimin për nënshtetësinë normalisht, me lejet që kanë marrë shtyrje automatike deri në 31 dhjetor 2021. Kjo vlen vetëm për kategoritë e përfshira në vendimin e shtyrjes dhe jo për lejet që nuk janë rinovuar për arsye të tjera
Greqia ka shtyrë deri në 5 prill kufizimet e lëvizjes me vendet jo anëtare të BE, dhe me gjasa do ti zgjasë sërish këto kufizime deri në mesin e majit, periudhë në të cilën parashikohet edhe nisja e sezonit turistik në vend.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.