Dogana e Kapshticës do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur.
Burime konfirmojnë që sërish do të shtyhet afati për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Afati do të shtyhet edhe për dy javë të tjera çka korrespondon me datën 5 Prill.
Kjo situatë vazhdon të jetë e njëjta që prej nëntorit të vitit 2020, ku nuk lejohet të kalojnë asnjë udhëtar drejt shtetit helen apo qoftë dhe mjetet e tjera.
Të vetmet hyrje, janë ata individë që mund të hyjnë nga shteti grek në Republikën e Shqipërisë vetëm me këmbë dhe mjetet e transportit të rëndë.
Pritet deklarata zyrtare nga Drejtoria vendore e kufirit në Korçë gjatë ditës së sotme.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 05.04.2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.