Greqia heq kufizimet për fluturimet nga Shqipëria

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Greqia ka hequr kufizimet për fluturimet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Turqia të cilat ishin vendosur për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur këtë të dielë nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Megjithatë, të gjithë udhëtarët nga jashtë do të duhet të kenë një test negativ COVID-19, të marrë brenda 72 orëve nga mbërritja e tyre, tha Autoriteti. Ata gjithashtu do të duhet të bëjnë karantinë në shtëpi ose në vendin e tyre të qëndrimit për shtatë ditë.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Greqisë rriti gjithashtu kufirin për vizitorët nga Rusia, në 4,000 në javë nga 500 më parë, me fluturime të lejuara në aeroportet e Athinës, Selanikut dhe Heraklion në Kretë.

Pasagjerët nga Britania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë të detyrueshëm COVID-19 pas mbërritjes në Greqi, shtoi autoriteti. Mbërritjet nga Britania do të duhet të bëjnë një test tjetër në fund të karantinës së tyre shtatë ditore.

Testimi i zakonshëm do të kryhet edhe tek pasagjerët e tjerë që mbërrijnë. Nëse udhëtarët rezultojnë pozitivë, karantina e tyre do të zgjatet në 14 ditë.

Greqia do të heqë disa kufizime të “lokdovvn” për COVID-19 javën e ardhshme si pjesë e një plani për të rihapur gradualisht ekonominë, edhe pse spitalet e saj mbeten nën presion.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.