Djemtë e kombëtares nuk ndalen, Cikalleshi shënon golin e pestë me Konyaspor

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Futbollistët e kombëtares kuq e zi po shkëlqejnë në skuadrat e tyre përkatëse në vende të ndryshme të botës.

Sokol Cikalleshi e nisi në mënyrën më të mirë këtë vit dhe me të njëjtin ritëm po e vazhdon. Golat me kokë janë specialiteti i tij së fundmi dhe një të tillë e shënoi para pak çastesh.

Luhet Konyaspor-Alanyaspor për javën e 31-të të Superligës turke dhe kavajasi ka tundur rrjetën në minutën e 13, duke kaluar Konyan në avantazh.

Ky ishte goli i pestë i Cikalleshit në këtë sezon, teksa tashmë është bërë titullar stabël në ekipin e tij. Ky gol i jep akoma më shumë moral 30-vjeçarit, i cili pritet të jetë në fushë edhe në tre ndeshjet e kombëtares në këtë muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.