“Vota e Diasporës ende e ngrirë”, Majko: Presim prej 3 javësh propozimin e PD

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është shprehur se vota e Diasporës ka mbetur pezull për shkak se Partia Demokratike nuk ka depozituar ende në KQZ propozimet e saj.

“Aktualisht çështja është në KQZ, aktet ligjore kanë qenë gati që në janar. Janë konsultuar me grupet e interesit, shtetasit jashtë vendit dhe diasporë po në moment të fundit për shkak të mosvotimit nga pala e opozitës dhe këtë nuk e them se jemi në fushatë, u shty procesi dhe u bënë takime të përsëritura me KQZ, përfaqësues të partive politike dhe PD të cilës KQZ i ishte drejtuar me një letër për të dhënë opinion kërkoi 48 orë kohë, aktualisht ka kaluar 1 e 2 javë dhe tani jemi duke mbyllur javën e tretë. Informacioni që kam është që aktet nënligjore ende nuk kanë kaluar”, tha Majko i ftuar në “Milori Live” në Klan Nevvs.

Nëse aktet nënligjore do të arrijnë të kalohen, vetë kreu i KQZ është shprehur se KQZ është e gatshme të miratojë disa afate specifike.

“Z. Celibashi për hir të së vërtetës edhe në takim me forca politike dhe organizata të Diasporës tha se për këto zgjedhje nëse kalohen aktet nënligjore të gatshëm të miratojmë disa afat specifike duke pasur parasysh kohën e ngushtë, po siç e thashë megjithëse patëm një mirëkuptim në atë moment sot tre javë gati nuk ka asnjë përgjigje”, tha më tej ministri Majko.

Për ministrin e Shtetit për Diasporën e rëndësishme është që të iste procesi i votimit.

“Në takimin e fundit që kemi patur ka qenë dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme, struktura përgjegjëse e regjistrit të gjendjes civile deri atë moment rreth 3500 adresa,që nuk do të thotë 3500 votues, po thotë se një kryefamiljar mund të regjistrojë familjen. Për mua në planin personal është e rëndësishme të niste procesi votimit”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 