Rifillon jeta artistike, hapen muzetë në Gjermani, Meksikë dhe Japoni

E diel, 28 Prill, 2024

Pas një mbylljeje të gjatë, muzeu Barberini në Potsdam është hapur këtë të shtunë me një ekspozitë me punime nga Rembrandt.

Nën emrin “Orienti i Rembrandtit”, me qindra vepra të artistit holandez dhe bashkëkohësve të tij janë të shfaqura në muze. Vetë piktori ishte i pranishëm me dhjetë piktura të tijat, katër vizatime dhe 19 gdhendje në bakër. Ekspozita mendohej të hapej verën e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë.

Banorët në Meksiko mund të admirojnë thesarët më të çmuar historikë, ndërsa ka nisur hapja graduale e institucioneve të kulturës. Muzeu Kombëtar i Antropologjisë përmban një koleksion të famshëm prej qindra mijëra copëzash të artit antik meksikan, artefakteve dhe sendeve arkeologjike, të cilat publiku ka mundur t’i shohë pas rihapjes së këtij muzeu më 9 mars. Megjithatë, oraret e vizitës do të jenë të kufizuara dhe çdo pikë kulturore e qytetit do të veprojë me 20% të kapacitetit.

Një mur me petale lulesh që shpërthejnë në mijëra fragmente. Një top që pluskon në ajër dhe ndryshon ngjyrë. Qindra flutura sillen rrotull një ekrani me grimca të vogla uji. Bëhet fjalë për krijimin më të fundit i një grupi inxhinierësh, artistësh dhe arkitektësh në Japoni, të cilët e kanë mbushur këtë hapësirë me instalacione arti gjithëpërfshirës.

Për 44 dollarë gjatë ditëve të javës dhe për 53 dollarë gjatë fundjavave, të apasionuarit e artit, shëndetit dhe kushdo tjetër mund të vizitojë saunat, dushet e ftohta dhe të shijojnë punimet e artit.

Kjo eksperiencë e artit digjital do të vijojë deri në fund të gushtit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 