Pse është i veçantë katundi arbëresh Firmo?

E shtunë, 28 Qershor, 2025

“La Ctv” në Itali i ka kushtuar një artikull komunitetit arbëresh në Kalabri.

Mes qëndrave të ndryshme që u formuan është fshati i vogël Firmo, një prej vendeve që ka ruajtur kulturën e origjinës së vet, kulturën arbëreshe. Shqipja është ndër gjuhët e njohura dhe të mbrojtura në Itali. Në Firmo, të gjithë e flasin që në vegjëli.

Dhe në fakt ka një ndjenjë të fortë të komunikimit në këtë gjuhë, që u përkiste paraardhësve.

“La Meravigliosa Calabria”, quhet seria e dokumentareve të “La Ctv” që është fokusuar në qytetin e vogël, Firmo. Muzeu i Arteve dhe Traditave është i vendosur në ndërtesën më të rëndësishme antike historike, të njohur si Manastiri Domenikan. Një strukturë e lashtë që në fakt nuk ka pasur kurrë një komunitet murgjish. Vendasit arbëreshë thonë së në shqip e quajnë Manastirin edhe Këllogjëri.

Në transmetim janë edhe bukuritë e jashtëzakonshëm të veshjes së traditës, shumëngjyrëshe dhe elegante.

Gjithashtu edhe poezi të vjetra shqip me theksin karakteristik të kësaj toke, që tregojnë për histori që lidhen me njerëzit e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.