Futbollisti shqiptar i cili luan në kampionatin italian është zgjedhur lojtari më i mirë në ndeshjen e mbrëmjes së hënë. Skuadra e tij Atalanta u mposht minimalisht nga Interi, në një ndeshje ku mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti ishte me të vërtetë fenemonal.
Mbrojtësi shqiptar ishte me të vërtetë spektakolar, me atë që tregoi në fushën e lojës, duke neutralizuar totalisht sulmuesin kryesor të Interit, Romelu Lukaku, teksa në pjesën e parë i hoqi edhe dy raste për gol belgut.
Pas Shkrinjarit që është zgjedhur njeriu i ndeshjes, për shkak të golit vendimtar që shënoi, Gjimshiti është zgjedhur si lojtari më i mirë te Atalanta dhe i dyti më i miri i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 7.7 nga “SofaScore”.
Shqiptari luajti për 81 minuta në këtë ndeshje, duke bërë 4 spastrime nga zona, bllokoi 2 gjuajtje, kishte 2 ndërhyrje vendimtare, teksa fitoi edhe 4 duele ajrore.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.