SHKA “Rapsha” njofton ansamblet dhe grupet artistike simotra se sivjet organizon edicionin e gjashtë të Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit “Rapsha 2021” – Malësi e Madhe. Sipas programit të kësaj shoqërie, festivali do të mbahet me datat 20, 21 dhe 22 gusht 2021 në skenën e hapur në Vitojë.
Kryetari i i kësaj shoqërie të njohur artistike, David M. Junçaj, na njoftoi me shkrim se pjesëmarrës në Festival do të jenë grupe, SHKA dhe ansamble folklorike kombëtare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, përfshirë edhe ato nga diaspora dhe se për ndryshimet eventuale në organizim, e si shkak i masave në fuqi kundër pandemisë COVID-19, opinioni do të njoftohet me kohë.
Lexo edhe- “Rapsha në mërgim” shoqata që ruan traditat e Malësisë së Madhe
SHKA “Rapsha” nga Drume e Hotit, është themeluar në vitin 1978 në Malësi të Madhe. Ky ansambël që shquhet jo vetëm për këngë, valle e kostume origjinale ( edhe si trashëgimtare e denjë xhubletës mijëvjeçare), por edhe për organizime kulturore me dimensione kombëtare. Kjo trupë artistike në Amerikë, përherë merr pjesë edhe në çdo festival që organizon “Rapsha – Drume” në vendlindje.
Vitin e shkuar Festivali Mbarëkombëtar i Folklorit “Rapsha 2021” – Malësi e Madhe u mbajt në muajin gusht në skenën e hapur në Vitojë të Tuzit, që tuboi 25 grupe nga gjitha trojet shqiptare, mbajtur nga data 18- 20 Gusht 2017, që i përkiste edicionit të pestë të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Rapsha 2017”./ Rexhep Rifati- ProIntegra
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.