Shkolla shqipe “Children of the eagle” festoi në “Vatër” ditën e gjuhës amtare

E premte, 26 Prill, 2024

Shkolla Shqipe “Children of the Eagle” që zhvillon aktivitetin e saj prej 5 vitesh në shtetin e New York-ut me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, zhvilloi në “Vatër” një koncert të larmishëm festiv. Nxënësit e kësaj shkolle recituan, kënduan, kërcyen dhe vallëzuan me motive të pastra shqiptare. Poezitë për gjuhën shqipe, për festën e Flamurit, për pavarësinë e Kosovës e për ngjarje të shënuara për kombin shqiptar i dhanë një emocion të veçantë mbrëmjes festive.

Z. Elmi Berisha, kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” përshëndeti koncertin festiv të Shkollës Shqipe: “Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që ju bijtë e shqipes e zhvilloni këtë koncert kaq të rëndësishëm në “Vatër”, familjen atdhetare të të gjithë shqiptarëve. Jam i impresionuar nga ky koncert festiv pasi zhvillohet në Vatër dhe uroj me shpirt që nga kjo klasë nxënësish të shkëlqyer të na dalin arkitektë, inxhinierë, diplomatë, mësues, mjekë, senatorë, kongresistë e deri Presidentë të SHBA. Faleminderit për këto motive patriotike. Faleminderit që ruani gjuhën, traditën, kulturën, identitetin shqiptar. Zoti ju bekoftë” – tha në fjalën përshëndetëse kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha.

“Program me modesti por me shumë patriotizëm e dashuri. Edhe pse jemi në kushte të jashtëzakonshme për shkak të Pandemisë, nxënësit punuan me shumë përkushtim dhe na gëzuan me këtë koncert kaq të bukur. Ju faleminderit të gjithëve” – tha drejtuesja e Shkollës Shqipe Drita Gjongecaj. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, nënkryetari Besim Malota dhe Editori i Diellit z.Dalip Greca organizuan një takim bashkëpunimi me bordin e organizatës AADLC-se dhe mësuesit e Shkollës Shqipe “Children of the Eagle”.

Drejtuesja e organizatës dhe e shkollës Drita Gjongecaj ndër të tjera tha: “Mirënjohje Vatrës që na ka vënë në dispozicion ambientet e saj dhe na ka mirëpritur në çdo kohë. Mirënjohje të veçantë editorit z.Dalip Greca i cili ka qenë i gatshëm në çdo ditë pushimi për të na mbështetur. Me aktivitetet që bëjmë i ndihmojmë fëmijët dhe familjet e tyre dhe shoqërinë me veprimtarinë në ruajtje të gjuhës shqipe e kulturës kombëtare. Në bordin tonë janë mësuesit më të mirë të licencuar dhe të përkushtuar në ruajtje të gjuhës shqipe. Marjana Bulku dhe Arjeta Ferlushkaj po japin një kontribut të madh në bordin e Organizatës si në fushën e medias dhe të letërsisë. Dua të falenderoj dhe mësueset e përkushtuara Holta Ahmataj, Arjana Kurti, Ornela Hasandoçaj.

Po krijojmë një rrjet mësuesish për trajnime dhe certifikime në dobi të secilit prej nesh por mbi të gjitha gjuhës dhe kombit tonë. Rrjetëzimi i mësuesve filloi para 4 vitesh në “Vatër”, jam e gëzuar për këtë bashkëpunim” përfundoi drejtuesja e organizatës AADLC dhe shkollës shqipe “Children of the Eagle” Drita Gjongecaj. Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha u dha mbështetje maksimale bordit dhe mësuesve pjesëmarrës. “Në të ardhmen shpresojmë të ndërtojmë një bashkësi organizatash në Vatër ku secila shoqatë të ketë zyrat e saj dhe të bashkëveprojmë së bashku. Për të ardhmen e kombit tonë dhe të aktiviteteve që bëni, Vatrën do ta keni në mbështetje kurdoherë. Mirënjohje për këtë takim dhe koncertin festiv. Ishte shumë emocionuese. Faleminderit për gjithçka” përfundoi kryetari i Vatrës z. Berisha.

Ndërsa nxënësja Terezina Parubi ditëlindjen e 11-të të saj nuk do ta harrojë sepse e festoi në “Vatër” së bashku me bashkëmoshatarët e saj…. / Dielli

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 