Rumani/ Sulmuesi Shkodran shënon gol ndaj Petrolul

E diel, 29 Qershor, 2025

Futbollisti Shkodran Armando Vajushi ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e radhës në Rumani, me skuadrën e Petrolul, në Ligën e Dytë.

Skuadra e futbollistit shqiptar, triumfoi pastër 4-0 ndaj Pandurit në transfertë, në një ndeshje ku rrugën e rrjetës e gjeti edhe Vajushi.

Ky i fundit, fitoi një penallti në minutën e 25’, të cilën e shndërroi në gol 1 minutë më vonë. Petrolul ngjitet kështu në vendin e tertë me 27 pikë dhe janë kandidatë seriozë për ngjitjen në elitë.

Për sulmuesin shkodran ky është goli i parë për këtë vit, ku ka luajtur në total 3 ndeshje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.