Gjermani/ Futbollisti shqiptar zgjidhjet lojtari më i mirë i ndeshjes

E diel, 29 Qershor, 2025

Futbollisti shqiptar i lindur në Kosovë, Milot Rashica, më 31 janar 2018 u transferua në Bundesliga te skuadra Werder Bremen, duke nënshkruar një kontrat 4-5 vjecare deri në vitin 2022. Më 3 shkurt 2018 ai bëri debutimin e tij në fitoren 1-2 kundër Schalke 04. Vlerësimet për Rashicën kanë qenë të shumta që prej vitit 2018 në Bundesliga.

Në ndeshjen e mbrëmjes së të premtes Milot Rashica ishte i jashtëzakonshëm për Werderin ndaj Eintrachtit Frankfurtit, ku skuadra e tij shënoi fitore me rezultat 2-1.

Sulmuesi shqiptar luajti 86 minuta ndaj Frankfurtit, ku tregoi paraqitje të nivelit të lartë. Roli i tij ishte vendimtar në fitoren e skuadrës, për këtë arsye ai është zgjedhur ndër lojtarët më të mirë të ndeshjes.

Në vitin 2019 Milot Rashica u vlerësua si futbollisti më i shpejtë në skuadrën e tij Werder Bremen, sipas të dhënave zyrtare të ligës elitare gjermane, Bundesligës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.