85 vjet nga lindja e “Mandelës së Ballkanit”, Adem Demaçi

E hënë, 24 Qershor, 2024

Më 26 shkurt të vitit 1936 në një familje të varfër por të ndershme e bujare, një fshatin Lupç të Llapit u lind, Adem Demaçi.

Ditëlindjet dhe ditët kur janë ndarë nga jeta personalitetet që kanë bërë emër në historitë e kombeve, shënohen si ditë të veçanta. Jeta dhe vepra e Demaçit lidhet me shqiptarët e shumëvuajtur dhe me aspiratat për liri e bashkim. Veprimtaria e tij i përket kombit e atdheut, i përket pjesës më të ndritur të historisë së rezistencës, por edhe krijimtarisë së arrirë letrare artistike.

Në vitet ’50 Demaçi shkroi në revistën letrare “Jeta e re” drejtuar nga Esad Mekuli, dhe më 1958 shkroi romanin e tij të parë “Gjarpijt e gjakut” që trajton temën e gjakmarrjes në viset shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës.

JETA POLITIKE

Demaçi u cilësua nga të gjithë si “Mandela i Ballkanit” pasi 28 vitet e jetës së tij i kaloi në burg dhe ishte ndër emrat më të rëndësishëm në Kosovë të përpjekjeve paqësore për liri dhe për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës brenda ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ishte bërë i njohur qysh në fëmijëri si zë revoltues në bankat e shkollës.

Më 28 nëntor 1963, Demaçi themelon organizatën Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve me qëllim “sigurimin e të drejtave për vetëvendosje, madje deri në pikën e shkëputjes së plotë, për zonat me shumicë shqiptare që ishin brenda Jugosllavisë”.

Anëtarët e kësaj organizate në prill të vitit 1964 valuan flamuj shqiptarë nëpër qytete të ndryshme të të Kosovës e gjithashtu shkruan dhe sloganin “Rroftë Shqipëria, nëna jonë”. Në qershor të po këtij viti, midis arrestimeve të qindra pjesëmarrësve të këtij aksioni, Adem Demaçi, pas një gjyqi të mbajtur në Prishtinë, dënohet për herë të dytë, me dhjetë vjet burgim.

Në shkurt të vitit 1974 ai del nga burgu, për të qëndruar vetëm 15 muaj në liri, ngase Gjykata e Qarkut në Prishtinë e akuzoi atë se pas lirimit ishte takuar me njerëz të tjerë të akuzuar dhe se së bashku kishin planifikuar hartimin e statutit dhe planit të një organizate të paligjshme. Demaçi dënohet për herë të tretë, këtë herë me 15 vjet burg.

Pasi vuajti 28 vjet burgim në ish-Jugosllavi, Demaçi pas kësaj periudhe tha se herën e parë e dënuan për propagandë, të dytën për krijimin e një organizate, duke thënë se i pranon këto akuza, por, për dënimin e tretë e mohonte, duke e quajtur “të kurdisur”.

Adem Demaçi u nda nga jeta më 26 korrik 2018 në Prishtinë, Kosovë në moshën 82-vjeçare. Sot Adem Demaçi prehet ne Panteonin shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 