“Albanian- Canadian Excellence Society” është një shoqatë me aktivitet komunitar të Diasporës shqiptare në Kanada.
Prej vitesh kjo shoqatë është angazhuar dhe ka dhënë kontribut në shërbimin e komunitetit shqiptaro-kanadez, për institucionalizimin e aktivitetit komunitar, evidentimin dhe promovimin e ekselencës shqiptaro-kanadeze, për përpjekjet për lartësimin e emrit të Atdheut në Kanada dhe forcimin e lidhjeve të gjithanshme.

Në një takim virtual të organizuar në bashkëpunim me ACE Society, ku ishin të pranishëm dhe ambasadori i Kosovës në Kanada Adriatik Kryeziu dhe drejtues aktual e të hershëm të disa prej organizatave të Diasporës në Toronto, ambasadori shqiptar Ermal Muça shprehur mirënjohjen e tij për Ilir Azizi dhe Denisa Balla, drejtues për disa vite dhe themelues të “ACE Society”.
Ai ka uruar gjithashtu Ilda Fida dhe bordin e ri energjik “për suksese të mëtejshme dhe rikonfirmova vullnetin për vijimin me përkushtim të bashkëpunimit tonë të frytshëm e miqësor”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.
“Albanian- Canadian Excellence Society” është një shoqatë me aktivitet komunitar të Diasporës shqiptare në Kanada.
Prej vitesh kjo shoqatë është angazhuar dhe ka dhënë kontribut në shërbimin e komunitetit shqiptaro-kanadez, për institucionalizimin e aktivitetit komunitar, evidentimin dhe promovimin e ekselencës shqiptaro-kanadeze, për përpjekjet për lartësimin e emrit të Atdheut në Kanada dhe forcimin e lidhjeve të gjithanshme.

Në një takim virtual të organizuar në bashkëpunim me ACE Society, ku ishin të pranishëm dhe ambasadori i Kosovës në Kanada Adriatik Kryeziu dhe drejtues aktual e të hershëm të disa prej organizatave të Diasporës në Toronto, ambasadori shqiptar Ermal Muça shprehur mirënjohjen e tij për Ilir Azizi dhe Denisa Balla, drejtues për disa vite dhe themelues të “ACE Society”.
Ai ka uruar gjithashtu Ilda Fida dhe bordin e ri energjik “për suksese të mëtejshme dhe rikonfirmova vullnetin për vijimin me përkushtim të bashkëpunimit tonë të frytshëm e miqësor”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.