Marku kundër një ish-kampioni bote? “Do ndalej e gjithë Shqipëria për të”

E martë, 23 Prill, 2024

Sfida e qershorit e Florian Markut mund të jetë ndaj një ish-kampioni bote, në mënyrë që të afrohet më shumë me kampionin aktual Konor Ben, i cili për momentin refuzon të ndeshet me të. Këtë e ka pranuar edhe menaxheri i tij, Sem Xhouns, i cili në një intervistë për “Sky Sports” në Angli ka bërë të qartë se po bëhen biseda me ish-kampionin e peshave velter në IBO, Sebastian Formela.

Ky i fundit u mund pikërisht nga Ben dhe nuk është ndeshur më që në nëntor ndërsa po tentohet që të organizohet një sfidë me të, pasi në rast fitoreje, mund të afronte Markun me duelin e titullit që mbahet nga Ben.

“Ne do të ishim shumë të lumtur të zhvillonim duelin me Formela. Ne ia kemi thënë këtë promotorit Edi Hern. Nëse Floriani do të kishte të njëjtën trajektore si Ben, ai do të ishte në pozita të njëjta me të. Ben ia bënë gati rrugën, pasi ai nuk garoi në arenën kombëtare. E pres të fitojë ndaj Vargas në 3-4 raunde. Pastaj shpresoj që Floriani dhe Ben të takohen, pasi do të ishte një event gjigand”, tha fillimisht Xhouns.

Marku vazhdon të jetë i pamposhtur në ringun profesionist dhe emri i tij ka filluar të qarkullojë gjerësisht në skenën e boksit në Britaninë e Madhe e jo vetëm, edhe për faktin se ka një mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët shqiptarë që e ndjekin kudo.

“Ai do të mbushte plot pallatin e sportit “Madison Square Garden” në Nju Jork dhe ky nuk është një ekzagjerim. Nëse do të boksonte në Shqipëri, i gjithë vendi do të ndalej. Do të mbushte arenën “O2” në Londër gjithashtu. Ai ka një mbështetje të madhe sa më i miri në Angli. Nuk ka rëndësi nëse do që të humbasë apo të fitojë, të gjithë duan ta shohin. Të gjithë kanë një opinion për të. Të gjithë boksierët e peshave velter në këtë vend po flasin rreth tij”, vazhdoi menaxheri, i cili përveç kësaj mbështetje, është çuditur edhe nga besimi i jashtëzakonshëm që ka Marku se mund t’ia dalë ndaj kujtdo.

“Unë kam qënë në dhomat e zhveshjeve para një dueli me emra si Genadi Golovkin, Horge Linares, Tajson Fjuri, Xho Xhojs. Me Florianin? Është si të jesh duke shkuar në një lokal. Vetëbesimi i tij është i pabesueshëm. Ai është një talent natyral dhe po përmirësohet”, deklaroi menaxheri i boksierit shqiptar. /vipsport.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 