COVID/ Britania heq kufizimet në 21 qershor, udhëtimet fillojnë pas 15 majit

E premte, 17 Maj, 2024

Anglia pritet të rivendikoj liritë e saj të privuara nga pandemia më 21 qershor. Ky është objektivi i një plani prej katër fazash që shefi i ekzekutivit britanik Boris Johsnon njoftoi në parlament. Sipas tij, shkollat do rihapen më 8 mars ku disa aktivitete jashtë shkollore do rifillojnë më 20 mars, e ku më pas më 12 prill do jetë hapi tjetër për hapjen e dyqaneve joesenciale e salloneve të bukurisë, palestrave, librarive, muzeumeve dhe kopshteve zoologjike.

Ndërkohë pubet, restorantet, kinematë, hotelet pritet të hapen më 17 maj së bashku me tifozët nëpër stadium e koncerte. Pushimet jashtë shtetit dhe udhëtimet ndërkombëtare nuk do i kthehet normalitetit përpara mesit të muajit maj.

Dhe më 21 qershor të gjithë kufizimet ligjore për kontaktet sociale do hiqen, ku do hapen edhe pjesë të tjera të ekonomisë britanike.

Sipas Boris Johnson  rruga drejt daljes do jetë e kujdesshme, por e pakthyeshme. Shpresohet se këto masa do mbesin të pandryshuara, nëse do vazhdojë si deri më tani me këto ritme, vaksinimi i popullsisë, nuk do ketë shtim të infektimeve dhe shtrimeve në spitale si dhe  nuk do ketë ndonjë dalje të ndonjë variacioni apo shtamë më të rëndë të koronavirusit.

Gjithashtu një lajm shumë i mirë vjen për tifozët e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Autoritetet në Britaninë e Madhe kanë njoftuar se nga 17 maji, do të lejohen 10.000 tifozë në shkallët e stadiumeve.

Në udhëzimin e ri, thuhet se për ngjarjet në natyrë do të lejohen një maksimum njerëzish deri në 4.000 persona, ose gjysma e kësaj shumë nëse kapaciteti i objektit ku po zhvillohet aktiviteti sportiv është më i vogël.

Por për stadiumet me kapacitete të mëdha, siç është ai i “Wembley-t”, do të pranohen një maksimum prej 10.000 tifozësh. Finalja e “FA” do të luhet përpara datës 17 maj dhe 10 mijë tifozë nuk do të kenë mundësinë të jenë të pranishëm. Federata angleze nuk mund të ndryshojë datën e finales, pasi stadiumi legjendar i “Wembley” do t’i dorëzohet UEFA-s për Kampionatin Evropian.

Pra lajmi i mirë në këtë mes është dhe që ndeshjet e Kampionatit Evropian të futbollit, që do të zhvillohen në “Wembley” mund të mirëpresin 10 mijë tifozë nga etni të ndryshme, megjithatë situata mund të ndryshojë në varësi të situatës së COVID.

Britania ka kaluar dy valë pandemie dhe tre lockdown deri më tani dhe shpresa është se ky do të jetë i treti dhe i fundit, kur e tërë popullsia e rritur e Britanisë do jetë imunizuar deri në fund të korrikut.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 