SHBA/ Dr. Herkole Sava, shqiptari që qëndron pas teknologjisë së fundit wireles

E premte, 26 Prill, 2024

Herkole Sava u largua në vitin 1992 për të studiuar në Britani dhe për t’u kthyer sërish në Shqipëri, por mundësitë që i ofroi perëndimi ishin më të shumta se ato që ofronte Shqipëria në vitet e para të tranzicionit. Këto mundësi dhe situata e Shqipërisë në vitin 1997 bën që Herkole Sava të zhvilloi karrierën e tij larg vendlindjes dhe u bë kështu ambasador i Shqipërisë në Botë. Numëron shumë arritje në karrierën e tij, por si më të spikatur, Dr. Sava përmend inovacionin dhe zhvillimin e teknologjisë HPUE në frekuencat 2.5GHz për rrjetet TDD, e cila lejon dyfishimin e fuqinë transmetuese të telefonave celular pa kompromentuar jetëgjatësinë e baterisë apo parametrave të tjerë të rrjeteve celulare, ndërkohë qe zgjeron mbulesën e rrjeteve  4G me mbi 20% pa asnjë kosto suplementare. Kjo teknologji bëri të mundur që operatorët celular në SHBA, apo dhe me gjerë, të kursejnë miliarda dollarë gjatë instalimit të rrjetave të tyre 4G. Tashmë jeton në SHBA dhe në një intervistë për “Diaspora Shqiptare”, Dr. Herkole Sava rrëfen rrugëtimin e tij profesional dhe jo vetëm.

Dr. Sava fillimisht duam tju kthejmë pas në kohë për të mësuar historinë tuaj të emigrimit. Si erdhi vendimi për tú larguar drejt një shteti tjetër dhe si i mbani mend muajt e parë të përshtatjes?

Unë jam larguar nga Shqipëria në  Gusht 1992. Në atë periudhë unë punoja si pedagog në degën e elektronikës pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Qëllimi fillestar i emigrimit ishte dëshira për një shkollim të mëtejshëm, mundësi që mu akordua nga Universiteti i Edinburgut në Britaninë e Madhe. Planet fillestare nuk ishin për një emigrim afatgjatë, por mundësitë profesionale të ofruara në vendet perëndimore, gërshetuar me ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri, bën që të rivlerësoja qendrimin tim fillestar. Në Janar të vitit 1997 jam larguar nga Anglia në drejtim të Kanadasë, ku jetova për 11 vjet në Montreal. Aty kam punuar si drejtues i ekipit të përpunimit të sinjalit, më pas si manaxher i grupit të “Embedded Software”, dhe në 2003-2008 si drejtor i përgjithshem i  Departamentit të Software në një kompani të telekomunikacionit “Wireless”.  Prej Marsit të vitit 2008 jetoj në SHBA ku aktualisht jam drejtor për teknologjitë e avancuara dhe inovacionin për T-Mobile.

Muajt e parë të emigrimit kanë qenë tepër të  vështirë, pasi jam përballur me shumë vështirësi në mënyrë të menjëhershme. Përshtatja në jetën akademike të niveleve shumë të larta botërore, gërshetuar me vështirësitë e ambientimit jetësor në një vend me norma e standarte krejt të ndryshme nga Shqipëria e vitit 1992, i bën akoma më stresuese ato momente fillestare.

Si e kujtoni kohën kur ishit student. A hasët ndonjëherë pengesa qoftë përsa i përket gjuhës, ose faktit që ishit nga shtet ndryshe?

Studimet për doktoraturë në fushën e inxhinerise elektronike në Universitetin e Edinburgut, një nga Universitet më të mira në bote, ka qenë një nga periudhat më kuptimplotë të jetës sime, të cilën e kujtoj gjithmonë me nostalgji. Sic e përmenda edhe më sipër, vështirësitë fillestare ishin të shumta, por mbështetja e shokëve të grupit dhe profesorit tim drejtues të punës shkencore, mi lehtësuan ato sfida. Unë isha i vetmi person në grupin prej mëse 15 studentësh që punonin për doktorturë në fushën e përpunimit të sinjaleve, i cili nuk kishte studiuar më parë në një universitet prestigjioz Britanik. Për më tepër, drejtimi i doktoraturës sime, përpunimi kompjuterik i sinjaleve akustike kardiake për zbulimin e parakohshëm të dëmtimeve në valvulat artificale të zemrës, ishte një fushë krejt e pa eksploruar më parë, jo vetëm brenda universitetit, por dhe më gjerë. I ndodhur në këto kushte, mu desh të punoja me dedikim total për të mbushur jo vetëm boshllëqet a atëhershme profesionale, por gjithashtu për të siguruar mjetet financiare për të përfunduar studimet. Për më tepër ndjeja një detyrim moral për të justifikuar jo vetëm besimin që Universiteti i Edinburgut tregoj ndaj meje, por të përfaqësoja denjësisht Shqiperinë dhe familjen time që kishte sakrifikuar kaq shumë për mua.

Me modesti më duhet të pohoj se dita e diplomimit tim në 5 Nëntor 1995 me titullin Doktor i Shkencave Inxhinierike, ka qenë nga ditët më kuptimplota të jetës sime, jo vetëm, sepse arrita t’i kaloja ato sfida me sukses, por për më tepër u rendita si personi i dytë në historinë qindra vjecare të  departamentit të inxhnierise elektrike për përfundimin e doktoraturës në një periudhe kohore rekord, vetëm 36 muaj, dhe i pari për nga numri i botimeve shkencore me 13 botime të publikuara në disa nga revistat më presitgjose botërore si “IEEE Transactions” në SHBA, “IEE Proceedings” në Britaninë e Madhe, “Innovation et Technologie en Biologie et Medicin” në Francë, etj.

Jam rikthyer për një vizitë profesionale pune në Edinburgh në Nëntor të vitit 2019, ku pata mundësinë të takoj pas 24 vitesh disa nga shokët e kursit dhe profesorët e dikurshëm. Në ato momente ndoshta më tepër se kurrë, reflektova se cfarë vlere kanë pasur ato vite jo vetëm në jetën time profesionale, por dhe në formimin tim njerëzorë. Edinburgu do të jetë gjithmonë shtëpia ime e dytë që do ta kujtoj me nostalgjinë më të thellë.

MWC-Barcelona-2017 gjatë marrjes së cmimit të nderit në Kongresin të Teknologjisë Mobile në Barcelonë 2017

Momentalisht që flasim keni një karrierë të suksesshme në SHBA, përcaktoni strategjitë e reja në fushën industrisë së Wireless-it. Sa e vështirë ishte të arrini këtë pozicion dhe cfarë do të rendisnit si arritjen profesionale tuaj me të madhe?

Suksesi nuk mund të realizohet menjëherë dhe në një vakum, për më tepër një sukses afatgjatë dhe i konsiderueshëm. Suksesi im profesional, nëse modestisht mund ta karakterizoj të tillë, ka qenë i bazuar në një progres konstant, duke filluar që nga bangat e shkollës, e vazhduar më tej në pozicione të ndryshme profesionale, ku secili hap ka qenë bazë për të lejuar në mënyrë naturale, tranzicionin në një shkallë më të lartë përgjegjësie. Dhe baza e këtij suksesi ka qenë puna vetmohuese,  dëshira konstante për të mësuar zhvillimet më të reja teknologjike,  këmbëngulja për të mos u dorëzuar përpara cdo vështirësie, aftësia për të gjetur zgjidhje të reja për probleme të pa hasura më parë, dhe dëshira për t’u rrethuar  me njerëz të aftë që ofronin një diversitet mendimi si pjesë e grupeve që unë kam drejtuar. Por gjithesesi këto arritje nuk mund të arriheshin kurrë pa mbështetjen e familjes, të kolegëve, apo drejtuesve të mi, të cilët në momente kritike kanë treguar besim në aftësitë e mia profesionale.

Përsa i përket arritjes më të spikatur, do të përmendja inovacionin dhe zhvillimin e teknologjisë HPUE në frekuencat 2.5GHz për rrjetet TDD, e cila lejon dyfishimin e fuqinë transmetuese të telefonave celular pa kompromentuar jetëgjatësinë e baterisë apo parametrave të tjerë të rrjeteve celulare, ndërkohë qe zgjeron mbulesën e rrjeteve  4G me mbi 20% pa asnjë kosto suplementare. Kjo teknologji bën të mundur që operatorët celular në SHBA, apo dhe me gjerë, të kursejnë miliarda dollarë gjatë instalimit të rrjetave të tyre 4G. Tashmë, HPUE është bërë një shtyllë e teknologjisë 5G dhe po përdoret në të gjitha frekuencat e tjera TDD në mbarë botën.  Kjo arritje u vlerësua me “Titullin e Nderit” në Kongresin Botëror të Teknologjive Mobile që u mbajt në Barcelonë në 2017.

Mendoni se keni arritur atë që dëshironi përsa i përket karrierës?

Dëshirat janë gjithmonë për arritje të mëtejshme. Por mendoj se duhet të jem i kënaqur me ato cfarë kam arritur në jetën profesionale, e vecanërisht kur kujtoj fillimet e saj 30 vjet më parë. Por ajo që më bën të ndihem më i lumtur, është fakti që këto arritje janë realizuar duke i qëndruar besnik principeve e karakterit tim, pa bërë kompromisë konjekturale për interesa personale, por gjithmonë duke vendosur interesat e kompanive për të cilat kam punuar dhe grupeve që kam drejtuar në plan të parë.  Gjithmonë jam përpjekur të bëj zgjidhjen e duhur e të drejtë, pavarësisht se në momente të caktuara këto zgjedhje mund të ndikonin negativisht në karrierën time profesionale. Por në aspektin afatgjat kur realizon zgjidhjen e drejtë e të duhur gjithmonë do jesh i sukseshëm.

MWC-Shanghai 2018

Si ka ndikuar pandemia në planet tuaja?

COVID-19 ka pasur një ndikim të madh në aktivitetet profesionale e sociale. Ne kemi mëse një vit që punojmë nga shtëpia dhe me dalje shumë të kufizuara përsa i përket aspekteve sociale të jetës, cka ndikon ndjeshëm në nivelin e stresit njerëzor. Megjithatë jemi të ndërgjegjshëm që këto sakrifica janë të domosdoshme, dhe të pakrahasueshme me vuajtjet e  njerëzve që janë prekur drejtpërdrejtë nga virusi, apo akoma më tragjikisht kanë humbur jetën. Asnjë gjë nuk e zëvëndëson një jetë të humbur, e asnjë dhimje nuk mund të krahasohet me të.

Gjithashtu, detyrat e mia profesionale kanë kërkuar në një masë të madhe udhëtime internacionale apo brenda SHBA, si dhe verifikime të teknologjive në laboratorë të specializuara, aktivitete që janë pothuajse të pamundura në kushtet aktuale. Megjithëse zhvillimet teknologjike në fushën e tele-konferencave e mjete të tjera të komunikimit kanë ndihmuar gjatë kësaj periudhë, është thjesht e pa mundur të zëvëndësohen marrëdhëniet e drejtpërdrejta njerëzore që janë kaq të domosdoshme sidomos për fusha të tilla si teknologjitë e avancuara dhe inovacionet inxhinierike, ku debati dhe diskutimet e detajuara për probleme komplekse janë të domosdoshme.

Fatmirësisht, zhvillimi me ritme shumë të shpejta i vaksinave të ndryshme, falë zhvillimeve teknologjike bio-mjekësore dhe aftësive përpunuese të platformave shumë të avancuara kompjuterike, na jep shpresë që pandemia e  COVID-19 do të vihet nën kontroll në mënyrë të ndjeshme gjatë këtij viti apo fillim të vitit tjeter, edhe pse jo ndoshta totalisht në shkallë globale.

Ktheni shpesh në vendlindje?

Shqipërinë e vizitojmë mesatarisht një herë në vit, në mënyrë që të kem kontakte të drejtëpërdrejta me familjarët që ndodhen aty, apo për pushime verore në qytetin e vendlindjes, Vlorë.

Sa i lidhur jeni me Diasporën në SHBA?

Mundohem të mbajmë kontakte me miq të afërt shqiptar përsa është e mundur, dhe për rrethanat  jetësore këtu na lejojnë. Duhet të kuptohet që ritmi i jetës në SHBA, detyrimet profesionale e personale, largësia e distancave gjeografike,  etj., arsye, nuk ta lejojnë këtë komunikim me shpeshtësinë dhe mënyrat tradicionale shqiptare. Edhe pse kam mëse 13 vjet që jam larguar nga Montreali, unë vazhdoj të mbaj kontakte me miq e shok të komunitetit Shqiptar atje, dhe jam i lumtur që ai komunitet ka një nivel të admirushëm organizimi.

Mendoni se tashmë integrimi është bërë më i thjeshtë për shqiptarët?

Padyshim që po, kur e krahasojmë me 30 vjet më parë kur ishte fluksi i parë i emigrimit shqiptar. Është e natyrshme që momentet e para të emigrimit do jenë të vështira edhe tani për këdo, pasi përballet me një ambient të ri e të panjohur më parë. Këto vështirësi nuk duhet konsideruar si të pakalushme, por si hapi i parë i një procesi që eventualisht do të realizoj aspiratat aq shumë të ëndërruara. Megjithatë duhet të kuptohet se integrimi në vendet emigruese nuk është një proces që ndodh brenda natës. Ky integrim mund të realizohet vetëm si rezultat i një pune të palodhshme, dëshirës për të kapërcyer cdo sfidë, aftësia për të kuptuar, adoptuar, dhe respektuar normat dhe regullat e jetesës në vendin emigrues. E ndoshta më shumë se gjithcka, arrihet duke vet asimiluar kulturën historike, principet, e normat jetësore të vendit ku jetohet, duke lënë pas në një fare mase disa aspekte të së kaluarës.

Rrezikohet asimilimi i gjuhës shqipe nga brezat e rinj që janë lindur dhe rritur në SHBA?

Dinamika e jetesës aktuale për brezat e rinj që janë lindur apo rritur në SHBA, ku një kohë e madhe  e jetës së tyre shpenzohet në ambientent shoqërore jashtë familjes, patjetër që ka një ndikim në këtë aspekt. Gjithesesi, eksperiencat e deri tanishme tregojnë që edhe këto gjenerata të reja në një farë mënyre vazhdojnë ta mësojne dhe flasin gjuhën shqipe, edhe pse me kufizime, falë përpjekjeve të pridërve të tyre dhe lidhjeve familjare me të afërmit e tyre në SHBA, apo në Shqipëri. Pyetja më kryesore mendoj është nëse këto gjenerata do të ndjejnë një lidhje shpirtërore me Shqipërinë dhe do të kenë dëshirën për të  investuar kohë dhe dituritë e tyre për përparimin e mëtejshmen të Shqipërisë. E kjo në një masë të madhe do të varet jo vetëm prej tyre, por dhe nga kushtet aktuale në Shqipëri dhe konsolidimi e një sistemi demokratik funksional në cdo dimension jetësor.

Duke qenë se jeni pjesë e fushës së teknologjisë, lidhur me pyetjen më sipër, zhvillimi i teknologjisë që sjell dhe shkurtim të distancave sociale, ndikon pozitivish në mos asimilin e brezave të rinj?

Jo vetëm zhvillimet teknologjike, por dhe fakti që shumë Shqiptar nëpër botë janë të sukseshëm  në fushat e tyre, ndikon pozitivisht në ndjenjën e të qenit shqiptarë këto breza. Nuk është koincidencë besoj që brezat e rinj shqiptar në SHBA, apo edhe vende të tjera të botes, ndjekim në admirim arritjet e artistëve si Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa, Era Istrefi, etj. Këto arritje në një farë mënyrë i nxisin të dëshirojnë të njohin më shumë për Shqipërine, gjuhën shqipe, dhe gjithcka tjetër rreth Shqipërisë. Sa më e suksesshme të jetë Shqipëria si komb, apo edhe Shqiptarët nëpër botë, aq më tepër mundësi ka qe gjeneratat e reja të lindura jashtë Shqipërisë të ndjejnëë krenari kombëtare për kombin e prindërve të tyre dhe të jenë shpirtërisht të lidhur me të.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  