66 ditë para zgjedhjeve / Përplasje PS-PD për votën e Diasporës

E premte, 24 Maj, 2024

Ndonëse ligji për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë u miratua që në 2016- ën, vetëm 5 muaj më parë u krijua mundësia praktike përmes “e-albania” për regjistrimin e tyre. Teksa na ndajnë 66 ditë nga zgjedhjet parlamentare, sipas ish-deputetit PD-së, Oerd Bylykbashi, në regjistrin e emigrantëve janë regjistruar vetëm 800 emigrantë nga rreth 1.5 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Në një intervistë për gazetën “Panorama.al”, Bylykbashi bëri përgjegjëse maxhorancën për dështimin me regjistrimin e emigrantëve dhe akuzoi Kryeministrin Rama se po regjistron vetëm emigrantët që është e sigurt se do të votojnë Partinë Socialiste. Nga ana tjetër, Bylykbashi thotë se çfarëdo përpjekje të bëjë KQZ-ja, votimi i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë nuk do të mundësohet për shkak të dështimit të qeverisë.

Në kundërpërgjigje, deputeti i PS-së Damian Gjiknuri shprehet se fakti i të qenit vetëm një numër i vogël i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë të regjistruar mund të shërbejë si projekt pilot për realizimin e votimit të Diasporës. Ndërkohë, maxhoranca dhe opozita kanë mosdakordësi edhe për formatin e fletës së votimit. Maxhoranca kërkon që kandidatët e partive në fletën e votimit të identifikohen me numër, ndërsa opozita kërkon që të jenë me emra, sepse duke vendosur numra, sipas opozitës, PS-ja kërkon të krijojë kaos te votuesit.

DEBATI

Oerd Bylykbashi: Për fat të keq, PS-ja ka regjistruar gjithsej vetëm 800 emigrantë, edhe pse ligji është miratuar në vitin 2016. Çdo përpjekje e KQZ-së për të hartuar rregulla dhe për të miratuar infrastrukturë bëhet nul nga dështimi i qeverisë Rama për t’u dhënë gati 1.5 milionë emigrantëve të drejtën për të votuar ku ata jetojnë. Përpjekja që bëjnë përmes ministrave apo koordinatorëve për Diasporën është të përzgjedhin vetëm ata militantë apo votues të tyre që mund të zgjedhin vetëm qeverinë. Kjo nuk lejohet dhe e dyta, do të ishte mashtrim për të gjithë Shqipërinë.

Kohën e kanë bërë o duke bllokuar regjistrimin e emigrantëve. Ka një arsye shumë të qartë. Blloko votën e emigrantëve që të bëjnë të pamundurën për të bllokuar rrotacionin. Sepse Rama e di shumë mirë që ka bllokuar shanset e Shqipërisë për integrim, duke përfshirë krimin në qeveri dhe duke prishur zgjedhjet. Rama e di shumë mirë që Diaspora jeton në vendet e BE-së dhe të pranojnë në këtë formë. Bllokon çdo hap që çon drejt regjistrimit.

Damian Gjiknuri: Zgjidhja më e mirë do të ishte një numër i vogël. Siguron një lloj integriteti më të madh e llogaridhënie më të madhe, që edhe në rastin e një problemi apo defekti, nuk ka ndikim në rezultat.

Oerd Bylykbashi: Votimi i emigrantëve bllokohet vetëm nga dështimi i qeverisë për t’i regjistruar ata. Janë vetëm 800 veta me të drejtën e votës dhe s’mund të funksionojë sistemi me kaq. Dhe mënyra se si aplikon emigranti nuk jep asnjë lloj sigurie që adresa që ata deklarojnë të jetë adresa zyrtare e individit dhe nuk është klubi i dikujt jashtë ku mblidhen 100 apo 200 vota dhe më pas manipulohen. Ndërkohë akti i KQZ-së ka problem të rënda, por është një gjë që rregullohet. Por kjo nuk mund të funksionojë me 800 emigrantë.

FLETA E VOTIMIT

Damian Gjiknuri: Një kolonë mund të ishin partitë dhe subjektet dhe kolona, blloku tjetër mund të ishin qartësisht numrat ku do të identifikoheshin. Dhe të gjitha partitë listën e tyre do ta kishin publike, votuesit do ta kishin të qartë.

Oerd Bylykbashi: Kushtetuta i jep të drejtën e votës preferenciale. Shqiptari të zgjedhë kandidatin që do. Kjo është lista e hapur. Praktika e padiskutueshme europiane dhe botërore, por ne jemi në Europë dhe ndjekim këtë traditë, është: Fleta e votimit ka emrin e çdo kandidatit. Del lista e partisë në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit, për shembull, dhe e gjithë lista e kandidatëve për çdo qark është në fletën e votimit. Kështu e ka Europa, kështu duhet ta kemi edhe ne. Çdo tentativë e PS-së që po përpiqet t’i imponohet KQZ-së që fleta e votimit në vend të emrit të ketë shifra.

Kjo është një përpjekje për ta vështirësuar votimin për qytetarët. Për t’ua bërë shqiptarëve akoma më të mbyllur listën, atë që ne e kërkuam të ishte një listë realisht e hapur. Kjo është shumë e thjeshtë: nuk duan që shqiptarët të kenë mundësi të votojnë potencialin e kandidaturave të opozitës që nuk kanë asgjë që të krahasohen me kandidaturat e korruptuara të qeverisë. Ju e shihni se kush janë drejtuesit politikë dhe janë figurat e korrupsionit maksimal qeveritar të Edi Ramës.

Modeli i tij është përdorimi i shtetit që është nën thundrën e tij ndaj nuk i intereson votimi i individëve. Ndërsa shqiptarët kanë një interes tjetër. Ata duan të përzgjedhin emrat që mendojnë se janë më të aftë politikisht, profesionalisht, me integritetin më të lartë moral dhe më të pastër. Atë që kërkon në mënyrë insistuese SHBA-ja dhe BE-ja që kandidatët të jenë më të pastrit. Mbas numrave Edi Rama do të fshehë atë që ka bërë deri sot. E ka mbushur partinë me të korruptuar dhe kriminelë.

Damian Gjiknuri: Sepse nëse emrat janë të shkruar në mënyre të tillë që nuk i lexon njeri apo do të ishte e mbushur me shumë zgjidhje brenda një kolone shumë të ngushtë, atëherë do të kishim një konfuzion shumë të madh e do të kishim probleme shumë të mëdha me vlefshmërinë e fletës së votimit. Nëse do të kemi shumë subjekte zgjedhore, plus fleta e Tiranës që është me 36 kandidatë, sepse aq janë mandatet, kjo do ta bënte të vështirë nga pikëpamja e administrimit për mendimin tim. Sepse qëllimi i ligjvënësit kur ka formuluar dispozitën e ka bërë në mënyrë të tillë që do të mundësonte KQZ-në që të bënte një fletë të tillë që edhe të identifikohej vota e kandidatit, por njëkohësisht të mos krijonte konfuzion.

Oerd Bylykbashi: Po ju jap shembullin e Holandës. Është sistem proporcional kombëtar. Në fletën e votimit, një parti ka të gjithë listën e kandidatëve për Parlamentin holandez. Janë të gjithë me emra. Po kështu është edhe në Belgjikë e në të gjitha vendet që kanë listë të hapur. Fleta është shumë e thjeshtë duke përmbajtur të gjithë emrat. Rrallëherë është me numra. Pretendimi që përdor Partia Socialiste për të thënë se kjo është e komplikuar bie për faktin se tanimë do të ketë më pak subjekte në fletën e votimit. Andaj, përpjekja për të vendosur numra në fletën e votimit është për t’u hequr shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur kandidatin që ata duan. Panorama