Monumenti “Newborn” ka ndryshuar pamjen me rastin e 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës.
Këtë vit janë duart me ngjyrën e ushtrisë që kanë zënë vend në shkronjat e këtij monumenti. Përmes kësaj synohet që t’i tregohet botës se jemi bashkë, sikur në ditën kur u shpall pavarësia dhe të gjithë lamë një shenjë, dhe se jemi të njëzëshëm për sakrificën dhe flijimin e të gjithë atyre që dhanë jetën, që ne të jetojmë në paqe.

Motoja e këtij monumenti sivjet është “E prumë paqen bashkë”. Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili mbrëmë pas përfundimit të ngjyrosjes ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ushtarët dhe dëshmorët sivjet do të jenë në monument.
“Natën e mirë, ushtarë dhe dëshmorë. Çdo ditë në mendje, sivjet në monument”, ka shkruar Ismaili. /BW
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.