Destinacione shqiptare / Mali i Moravës, Korça në pëllëmbë të dorës

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Korça si destinacione turistike nuk ka vetëm Dardhën, Voskopojën apo Boboshticën. Mali i Moravës është një tjetër destinacion që së fundmi po merr vëmendjen e duhur.

Mjaft i përshtatshëm për hiking por dhe për të shijuar panoramën e bukur të fushëgropës së Korçës ku qyteti shihet në pëllëmbë të dorës.

Një veçanti e saj është dhe Kryqi i Bardhë gjigant, që shërben si udhërrëfyes për të gjithë besimtarët apo turistët që duan të ngjisin malin.

Pranë Kryqit ndodhet dhe Kisha e Shenjt Ilias, që dominon gjithashtu malin dhe mundëson një rrugëtim shpirtëror të rrallë falë panoramës dhe maleve të shumta që shfaqen ngado.

Përsosmëria e ngjyrave të gjalla dhe majat sfiduese e bejnë këtë mal ndër më të vizituarit në çdo stinë.

Gjithashtu nuk mund të humbisni dhe Parkun Kombëtar “Bredhi i Drenovës”, i cili njihet për burimet e shumta, livadhet e shkëmbinjtë me forma interesante.

Mali i Moravës ka një lartësi prej 2042 m (maja e Badaroshit), me gjatësi 30 km e gjerësi 10 km. Shtrihet midis fushës së Devollit në lindje, fushës së Korçës në perëndim, grykës së Cangonjit në veri dhe Qafës së Kazanit në jug, e cila e ndan nga Gramozi.

Lartësitë mbizotëruese janë 1000–1500 m, me disa maja më të larta si maja e Lartë (1878 m), Guri i Capit (1573 m) etj. Pjesa veriore ka dy kurrize që ndahen nga disa zgjerime, ndërsa pjesa jugore ka karakterin e një malësie, me forma të relievit akullnajor. Nga Morava burojnë disa përrenj që derdhen në Devoll dhe Osum.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 