Pandemia nuk ka penguar shqiptarët e Diasporës në Britani të organizohen për të festuar Pavarësinë e Kosovës.
Forumi i Shoqatave Shqiptare në Britani në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës, në datë 17 shkurt 2021 organizon një manifestim kulturor-artistik online me rastin e Ditës së Pavarësisë të Kosovës.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë z. Qirjako Qirko, Ambasadori i Shqipërisë, znj. Arrita Gjakova, ambasadore në detyrë në Londër, znj. Brikena Muharremi, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporë si dhe Ambasador i Kombit, zyrtar vendas, intelektual, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryetar Shoqatash si dhe këngëtarë e artistë si, Vjollca Robeli Mripa, Sokol Cahani, etj.
Programi do të mbahet në platformën “Zoom” dhe për të marrë të dhënat për t’u bërë pjesë e takimit, duhet të konfirmoni pjesëmarren tuaj në këtë festë.
Forumi i Shoqatave Shqiptare ne Britani
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.