Gjuha dhe identiteti kombëtar shqiptar në Belgjikë

E hënë, 29 Prill, 2024

Ahmet Gjanaj themelues dhe kryetar i shkollës shqipe “Vatra” në Bruksel dhe deputeti i parë shqiptar në Bruksel, Belgjikë, rrëfen për gazetën “Dielli”,  ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Belgjikë nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe.

Si organizohet mësimi i gjuhës shqipe në Belgjikë

Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Belgjikë organizohet nga shoqata të krijuara në bazë vullnetare. Nuk është arritur ndonjë marrëveshje ndërshtetërore që të merret përsipër organizimi i mësimeve në mënyrë institucionale. Iniciativat e para janë marrë menjëherë kur kanë arritur të arratisurit nga diktatura komuniste në Shqipëri në vitin 1956 që shënon dhe fillimi i prezencës së Shqiptarëve në Belgjikë. Deri atëherë, prezenca e tyre ishte individuale siç ishte ajo e Faik Konicës që emigroi në Belgjikë në vitin 1897 ku dhe botoi revistën “Albania” përpara që të shkojë në Angli dhe pastaj Amerikë. Për disa vite, janë Xhamitë shqiptare që kanë organizuar orë mësimi të gjuhës shqipe brenda programit fetar. Pastaj me ardhjen e Shqiptarëve nga ish-Jugosllavia në valë të ndryshme në vitet e ndryshëm të represioneve atje, janë organizuar e paguar orë mësimi të gjuhës shqipe nga vetë ish-Jugosllavia për disa vite me radhë në një tentativë për të kontrolluar diasporën shqiptare dhe e mbajtur atë nën ndikimin e saj. Pastaj është formuar “Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Belgjikë” (L.A.Sh-it), organ i pavarur prej çdo lloj ndikimi shtetëror, që ka funksionuar gjer në vitin 2005 kur u mbajtë ansambleja e fundit e përgjithshme dhe që mori vendimin e federalizimit të organizimit të gjuhës shqipe në të 3 rajonët e Belgjikës. Gjatë koordinimit të L.A.Sh-it, janë nxitur dhe hapur mësime plotësuese në shumë qytete të Belgjikës gjithmonë në bazë vullnetare. Shumë prej tyre nuk i kanë rezistuar kohës dhe mungesës së koordinimit pas zhdukjës së L.A.Sh-it. Nga viti 2005, mësimet kanë filluar të organizohen në kuadër të shoqatave kulturore ashtu siç bëri shoqata jonë “Albabel” duke e emëruar mësimin “Shkolla Vatra”. “Shkolla Vatra” ka si bashkëthemelues edhe z.Ibrahim Dizdari, drejtoreshë e shkollës është Vaile Shkodra, kurse mësuesit aktual janë: Mirjeta Bardhoshi, Ermenita Çerra, Arta Kapaj, Alisa Syknej, dhe Elona Turkesha. Kryesisht, mësimet organizohen të shtunave për 4 orë në 4 grupe në funksion të moshës dhe të njohurive. Jemi përpjekur që të mos gjenden fëmijë të moshave shumë të ndryshme në të njëjtin grup dhe pse mund të kenë pasur njohuri të përafërta. Brenda orarëve, zhvillohet dhe një orë vallëzimi për të qenë sa më tërheqës dhe që të mos ngarkohen tepër fëmijët që tërë javën shkojnë në shkollat belge. Në 3 orët e gjuhës, fëmijët mësojnë gjuhën shqipe, por dhe elementë të gjeografisë dhe të historisë kombëtare. Shkolla “Vatra” u ka dhënë dëftesë mbi 700 nxënësve për 15 vitet që funksionon. Ajo vepron në rajonin e Brukselit ku banojnë gati 20.000 Shqiptarë. Çdo vjet regjistrohen nga 60 deri në 80 nxënës, që do të thotë, një përqindje shumë e ulët në raport me përmasën e komunitetit. Në të gjithë territorin e Belgjikës funksionojnë dhe 2 shkolla të tjera, një në rajonin e Valonisë dhe një tjetër në atë të Flandrës. Vitet e fundit, janë ndërmarrë iniciativa të ndryshme për të nxitur mësime në qytete të tjera dhe pritet që numri i shkollave shqipe të 2-3 fishohet në të ardhmen. Gradualisht synojmë të rikrijojmë një koordinim të shoqatave që shkollat të kenë jetëgjatësi dhe që komuniteti shqiptar t’i ketë ato si institucione të përherëshme për ta mbajtur gjallë komunitetin shqiptar.

Kurrikulat mësimore në shkollën “Vatra”

Mësimet e gjuhës shqipe jepen duke gërshetuar tekste të ndryshëm që jepen nga ambasadat e Shqipërisë dhe të Kosovës dhe tendenca është që të merret si referencë tekstet që po përpunohen nga të dy Ministritë e Arsimit. Megjithatë, funksionaliteti i tyre nuk është akoma në nivelin e kërkuar dhe aq sa e kërkon situata. Prandaj, në vendet ku Diaspora është më e organizuar sikur në Zvicër dhe Amerikë, organizohen herë pas herë seminare që thellojnë njohuritë mbi mësimëdhënia në mërgim dhe japin mjete të ndryshëm për Diasporet e tjera. Ashtu ishte seminari që ka organizuar shoqata “Albanian American Dual Language & Culture” për këtë temë në shtator të vitit të kaluar. Ky lloj bashëpunimi duhet që të forcohet që të arrihen tekste dhe metoda bashkëkohore dhe funksionale në diasporë të përshtatshme për fëmijtë në kushtet e mergimit. Njëkohësisht, shtetet tona duhet të merren më seriozisht me këtë punë. Duhet nënvizuar se Kosova ka qenë më aktive në këtë drejtim duke pasur një ministri të diasporës që në fillimet e shtetit të saj.

Mësimi i gjuhës shqipe si formë e ruajtjes së identitetit kombëtar

Gjuha shqipe është elementi kryesor i ruajtjes së identitetit që konkurohet nga kultura dhe gjuha e vendit pritës prandaj shoqata e jonë ka zgjeruar spektrin e aktiviteteve të saj duke organizuar aktivitete kulturore si në vende të mbyllura ashtu dhe në ambjente të jashtme që të marrin pjesë çdo ditë e më shumë Shqiptarët e Belgjikës që pastaj të tërhiqen fëmijët për të ndjekur mësimet plotësuese në gjuhën shqipe. Në këtë sens, është ngritur një grup vallëzimi që prurjet e reja i ka nga nxënësit e talentuar të shkollës shqipe për vallëzim. Është ngritur dhe një grup grash shqiptare që të lidhen dhe të punojnë gratë për të tërhequr nënat e fëmijëve shqiptarë dhe rritur numrin e nxënësve. Së fundmi është inauguruar faza e dytë e “Qendrës Kulturore Vatra” në përmasa dinjitoze që të shkohet dhe më tutje në organizimin e rinisë e të komunitetit shqiptar. Ndërkohë dhe për të nxitur krenarinë e komunitetit dhe rritur ndjenjat patriotike, shoqata e jonë ka organizuar evente madheshtore që kanë kulmuar me ngritjen e flamurit kombëtar mbi Atomiumin, simbolin e Belgjikës që i bie sikur të ishte ngritur flamuri shqiptar mbi Shtatoren e Lirisë në Amerikë apo mbi kullën Eifel në Francë.

Si pritet mësimi shqip në Belgjikë

Belgjika është një shoqëri liberale ku jepet e drejta që të funksionohet lirisht në kuadër të shoqatave. Gjuha shqipe nuk është se promovohet dhe financohet nga shteti belg por nuk pengohet. Shoqëria belge ka qenë mikpritëse nda Shqiptarëve duke mbështetur Shqipërinë dhe Kosovën saherë që është dashur vota e saj. Megjithatë, imazhi i Shqiptarëve vazhdon të ngelet i lidhur me veprimtarinë e disa individëve aktivë në botën e krimit. Prandaj dhe shoqatat i kanë vënë vetës si obligim moral që të punojnë fort për të ndryshuar këtë imazh përmes promovimit të kulturës shqipe dhe duke treguar vlerat e kombit tonë.

Roli dhe pesha e shqiptarëve në Belgjikë

Shqiptarët, duke qenë mbi 60.000 veta në të gjithë Belgjikën, janë komuniteti i tretë i huaj jashtë BE-së. Vitet e fundit, pikërisht me shtimin e numrit të aktiviteteve kulturore dhe prezencën gjithmonë e më të madhe të Shqiptarëve në sheshet publike duke treguar vlerat e tyre tradicionale, Shqiptarët kanë filluar të interesojnë autoritetet politike të vendit. Sidomos prej vitit 2014 kur fitova mandatin e deputetit në rajonin e Brukselit, për herë të parë për një Shqiptar, jemi përpjekur që të ndërtojmë ekipe kandidatesh që të ketë sa më shumë mandate të fituara nga Shqiptarë. Niveli politik është më i larti dhe që mund të sjellë rezultate të prekshme për një komunitet. Shqiptarët me zgjuarsinë e tyre me vitalitetin e tyre kanë potencialin për të arritur majat e shoqërive ku jetojnë. Por duhet rritur doza e bashkëpunimit dhe besueshmëria ndërmjet Shqiptarëve që kjo të arrihet. Duke qenë se shoqëritë ku jetojmë në mergim janë të gjera dhe të mjaftueshme për gjithsecilin, nuk jemi konkurrentë për vende të caktuara por mund të zëmë të gjithë, pozicione shumë më të larta se ç’kemi duke bashkëpunuar strategjikisht. Një strategji të tillë kemi përdorur në zgjedhjet lokale të fundit ku kemi arritur që të futëmi në kryesinë e 3 komunave të Brukselit aty ku s’kishte asnjë në të kaluarën.

Mesazhi juaj patriotik për Diasporën në USA

Gjithmonë jemi inspiruar nga diaspora shqiptare e Amerikës dhe akoma vazhdojmë të inspirohemi prej saj në të gjitha fushat e veprimit. Kohët e fundit vërejmë se ka një zbehje të aktiviteteve të saja dhe një mungesë në lidershipin e saj botëror. Do të donim që kjo diasporë të nxirrte një apo disa kandidatë në kongresin dhe senatin amerikan që të kompensohet largimin e DioGuardit nga skena politike amerikane. Kjo është një domosdoshmëri jo vetëm për Shqiptarët në Amerikë por gjithashtu për Shqiptarët në të gjithë botën. Ne adhurojmë komunitetin shqiptar të Amerikës, e kemi pikë referimi dhe urojmë që do ta kemi përgjithmonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 