Dhuna psikologjike, lektike dhe seksuale ka qenë temë diskutimi në një takim online të anëtareve të Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime të ndryshme dhe pas saj Kryetarja e LGSHG, Mirjana Hasalla, informoi gjerësisht mbi kuptimin e dhunës psikologjike, ngacmimet seksuale, çfarë parashikon ligji për viktimat e dhunës, si edhe të drejtat kushtetuese për të respektuar personalitetin dhe dinjitetin e gruas.
Sipas znj. Hasalla, dhuna psikologjike haset në mënyra të ndryshme si: Kritika dhe fajësime të vazhdueshme për gjëra të parëndësishme. Mohim i kontributit dhe arritjeve të tua edhe pse mund ta faktosh suksesin tënd. Përpjekje të vazhdueshme për të mohuar vlerat, meritat dhe potencialin tënd. Izolimi dhe veçimi nga Komuniteti, lënia mënjanë, injorimi. Vihesh në shënjestër të fyerjeve dhe sharjeve të vazhdueshme, komente e thashetheme të gjërave personale si edhe shpërndarja e tyre, poshtërimi. Gjithashtu dhunë psikologjike konsiderohen edhe telefonatat kërcënuese, mesazhe kanosëse apo shkruajnë publikisht gjëra jo të vërteta për të të shkatërruar dinjitetin e profilin e për të arritur kështu qëllimet e tyre, e ngritur vetveten. Nxitesh që të ndjehesh fajtor dhe të mendosh se gjithmonë ke faj. Një nga taktikat e preferuara të dhunuesve janë avantazhet që mund t’u jap një post që mbajnë. Kështu dhunuesit për shkak të njohjeve dhe pozitës që mbajnë “përshtatin ” opinionin sipas oreksit të tyre të urryer. Dhuna si dukuri shoqërore nuk është çështje private por publike, sepse gjithçka që lidhet me edukimin, drejtohet kundër shoqërisë në tërësi, kudo ku ushtrohet në mënyrë të pa varur ngado vjen dhe kujtdo i drejtohet.
Në këtë takim u risoll në vëmendje një teme delikate me misionin që ky takim të ndërgjegjësojë aq sa mundet.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.