Greqi/ Ambasada: Aplikimet e 2019-ës mund të tërhiqen deri në fund të prillit 

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se shtetasit të cilët kanë kryer aplikim për dokumente biometrikë gjatë vitit 2019 dhe nuk kanë pasur mundësi ti tëheqin kanë afat deri në fund të muajit prill 2021. Gjithashtu ambasada bën me dije se kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 15 janar 2021. Ndërsa për shtetasit që kanë plotësuar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin e tyre me postë, dokumentat janë dërguar nga Zyra Konsullore dhe pritet tu dorëzohen në adresën e deklaruar të vendbanimit të tyre, në ditët në vijim.
Njoftimi i plotë mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë:
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se shtetasit të cilët kanë kryer aplikim për dokumente biometrikë (pasaportë dhe kartë identiteti) nga data 01.01.2019 deri në datën 31.12.2019, kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 prill 2021. Afati kohor i tërheqjes të dokumenteve biometrike për aplikimet e kryera gjatë kësaj periudhe është shtyrë për shkak të situatës së krijuar të pandemisë.
Në Zyrën Konsullore kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 15 janar 2021. Të gjitha dokumentet biometrikë për të cilat qytetarët kanë përfunduar aplikimin në Ambasadë deri më 15 janar 2021 dhe kanë plotësuar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin e tyre me postë, janë dërguar nga Zyra Konsullore dhe pritet tu dorëzohen në adresën e deklaruar të vendbanimit të tyre, në ditët në vijim.
Për shkak të ngarkesës së madhe të punës së kompanisë që realizon shpërndarjen e dokumenteve biometrikë, situates së krijuar nga pandemia dhe masave kufizuese të marra nga autoritetet helene, mund të krijohen vonesa gjatë procesit të shpërndarjes/dorëzimit.
Tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet edhe nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.
Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:
– Emër Mbiemër
– Adresa e saktë e shtëpisë (emri i rrugës, numri, kodi postar, qyteti, rrethi)
– Foto e faturës së aplikimit
– Numri i telefonit celular
Theksojmë se nuk nevojitet ridërgimi i kërkesave me e-mail për të gjithë ata qytetarë që pas procedurës së aplikimit pranë Ambasadë kanë depozituar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin me postë të dokumenteve të tyre biometrikë.
Kujtojmë se sporteli i shpërndarjes do të shërbejë çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në orën 15:00, sipas MBIEMRIT të aplikantëve dhe ditëve si më poshtë:
– Ditë e Martë 09.02.2021 = “A” deri “D”
– Ditë e Mërkurë 10.02.2021 = “DH” deri “K”
– Ditë e Enjte 11.02.2021 = “L” deri “Q”
– Ditë e Premte 12.02.2021 = “R” deri “ZH”
Qartësohet se sporteli do të shërbejë në bazë të kalendarit të mësipërm. Asnjë qytetar nuk do të shërbehet në datë të ndryshme.
Në kuadrin e masave kufizuese në fuqi në shtetin grek, lutemi korrektësinë tuaj maksimale gjatë paraqitjes në Zyrën Konsullore, përdorimin e maskave dhe distancimin fizik.
Faleminderit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.