Etimologjia

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Etimologjia

Etimologjia është një degë e shkencës gjuhësore, që merret me prejardhjen e fjalëve. Ajo përcakton se kjo apo ajo fjalë e një gjuhe është fjalë vendi apo e huazuar, zbulon lidhjet e dikurshme midis fjalëve të një gjuhe si edhe lidhjet e tyre gjenetike midis fjalëve me fjalët që u përgjigjen në gjuhët motra.

Etimologjia merr dhe studion kryesisht fjalët rrënjë të një gjuhe dhe ato që sot ndihen të tilla. Për të sqaruar drejt prejardhjen e fjalëve , ajo sjell material për krahasim nga gjuhët e afërta. Kjo është etimologji shkencore.

Etimologjia popullore përcakton prejardhjen e fjalëve , duke u mbështetur zakonisht te ngjashmëria e tyre e jashtme, tingullore me fjalët e tjera të njohura zakonisht pa marrë parasysh ligjet e zhvillimit historik të gjuhëve.

Fjala etimologji përdoret në praktikë jo vetëm për të treguar atë degë të gjuhësisë , që studion prejardhjen e fjalëve, por edhe për të shënuar vetë prejardhjen e fjalës (kështu themi se etimologjia e kësaj fjale është e vështirë, e paqartë). Përcaktimi i etimologjisë së fjalëve ka, veç interesit shkencor, edhe një rëndësi të madhe njohëse. Studimet etimologjike ndihmojnë drejtpërdrejt në historinë e një populli, sepse historia e një gjuhe nuk mund të shkëputet nga historia e një populli që e flet, ato janë të lidhura ngushtë me njëra–tjetrën.

Gjetja e etimologjive është një punë tërheqëse edhe për njerëzit e zakonshëm, që nuk merren me gjuhësi, por etimologjia shkencore në vetvete nuk është një punë aq e lehtë, ashtu si mund të duket në vështrim të parë. Ajo kërkon një njohje të thellë të ligjeve që kanë vepruar në etapa të ndryshme të zhvillimit historik të një gjuhe, njohje të gjuhëve motra si edhe njohuri të gjera në lëmin e historisë dhe të kulturës së popujve.

Në përcaktimin e etimologjive gjuhëtari duhet të mbështetet jo në ngjashmëritë e rastit midis fjalëve, por në korkondancat fonetike, që u përgjigjen ligjeve fonetike që kanë vepruar në etapa të ndryshme të zhvillimit të një gjuhe. Së pari, duhen marrë në shqyrtim ligjet fonetike kur krahasohen fjalët, së dyti, duhet vështruar struktura gramatikore e fjalës dhe ndryshimet e saj dhe së treti, duhen pasur parasysh marrëdhëniet kuptimore midis fjalëve; fjalët krahasuar nga ana fonetike, gramatikore dhe kuptimore. Të tria këto duhet të përforcojnë dhe të plotësojnë njëra-tjetrën.

Le të shikojmë shembuj. Një njeriu të zakonshëm nuk i bie në mend se fjala ‘’darë’’ nga ana etimologjike lidhet me foljen ‘’ndaj’’ dhe vjen prej pjesores së saj ‘’ndarë’’. Trajta e vjetër e kësaj fjale siç e dëshmojnë edhe dialektet është ‘’ daj’’ dhe ‘’n’’– ja është shtuar më pas.

Prej pjesores së saj ‘’ darë’’ doli emri darët. Këtë e përforcon edhe lidhja kuptimore midis këtyre dy fjalëve, sepse darët shërbejnë për të ndarë diçka prej një tjetre, për të shkulur diçka me forcë. ( E. Çabej SE III 167, Demiraj AE 122, Topalli FE 359).

Fjala shqipe ‘’ shëndet’’ vjen prej fjalës latine ‘’sanitas’’ ( nga kallëzorja sanitatem). Në mbështetje të ligjeve fonetike të shqipes s-ja latine u reflektua në këtë gjuhë me ‘’sh’’, ‘’a’’-ja e patheksuar dy rrokje para theksit u shndërrua në zanoren ‘’ë’’, ‘’i’’-ja e patheksuar një rrokje para theksit me kohë ra dhe u krijua grupi ‘’-nt’’ i cili, siç dihet u kthye në ‘’ nd’’,’’a’’-ja e theksuar e grupit ‘’at’’ u kthye në ‘’e’’ . ( Sh.Demiraj, HFSh 135 , 1988). ( Kristoforidhi 325, Çabej SE V 123, Orel AED 412,Topalli FE 1382)

Disa herë largimi i kuptimit midis fjalëve e vështirëson punën e etimologjisë, por këtu na vjen në ndihmë historia e fjalës.

Fjala shqipe dëgjoj lidhet etimologjikisht me foljen latine ‘’intelligio’’ që do të thotë kuptoj. Siç shihet kuptimet janë të largëta, po ashtu edhe veshja fonetike ndryshon shumë.

Te Buzuku kjo trajtë përdorej ‘’endigloj’’, që nga ana fonetike është më afër gjuhës latine dhe shpjegohet duke u mbështetur në ligjet e fonetikës historike. (Sh.Demiraj, FH, 135, 1988).

Për të nxjerrë drejt etimologjinë e një fjale duhet të hulumtohen edhe të dhënat etnografike që kanë të bëjnë me jetën kulturore të një populli.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 