Itali / Futbollistit shkodran i “besohet” vendi i titullarit nga trajneri Gatuzo

E diel, 29 Qershor, 2025

Për mbrojtësin e Kombëtares Elseid Hysaj mbrëmë ishte një fillim shumë i mirë në sfidën ndaj Specias, e vlefshme për Kupën e Italisë.

Shkodranit iu besua vendi i titullarit nga trajneri Gatuzo, teksa në minutën e 6-të, asistoi për mbrojtësin Kulibali, i cili nuk fali shumë pranë vijës fatale, duke e dërguar topin në rrjetë me finte.

Vlen të theksohet fakti se në këtë takim aktivizohet nga minuta e parë, te skuadra e Specias, edhe mbrojtësi tjetër i Kombëtares, Ardijan Ismajli.

Elseid Hysaj ka lindur më 20 shkurt 1994. Dy muaj pas lindjes së tij, babai i tij Gëzim Hysaj emigroi në Itali si shumë shqiptarë në vitet 90′ që ishin në kërkim të punësimit për të mbajtur familjet e tyre. Hysaj u rrit në Shkodër me mamanë dhe gjyshërit e tij kurse babai i tij punoi në Itali si murator. Gjatë kohës që babai i tij punonte në shtëpinë e agjentit të futbollit Marco Piccioli, Gëzimi i përmendi atij se djali i tij ishte një lojtar i talentuar, por për shkak se Elseidi ishte vetëm 10 vjeç në atë kohë, Piccioli këshilloi Gëzimin që të priste. Kur Elseidi mbushi 14 vjeç, ai udhëtoi në Itali ku u vlerësua nga Piccioli dhe u provua në shumë klubeve të ndryshme, përfshirë edhe Fiorentinën, përpara se të transferohej përfundimisht te akademia e Empolit.

Hysaj debutoi me Shqipërinë në një ndeshje miqësore kundër Gjeorgjisë më 6 shkurt 2013. Në moshën 18 vjeç, ai u bë lojtari i tretë më i ri pas Blendi Nallbani dhe Iljaz Çeços. Në tetor, Hysaj u rikthye sërisht në ekipin e parë për ndeshjen miqësore kundër Bjellorusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.