Armando Sadiku në Bolivi, pritet nga drejtuesit dhe stafi teknik i ekipit të ri

E diel, 29 Qershor, 2025

Armando Sadiku vendosi të vijojë karrierën e tij në Bolivinë e largët, më ekipin e Bolivar Centenario. Ai mbërriti këtë të mërkurë atje ku u prit nga drejtuesit dhe stafi teknik i ekipit.

I themeluar në vitin 1925 në La Paz, kryeqytetin e Bolivisë, Bolivar ka fituar 29 herë titullin kampion si dhe numëron 2 arritje në gjysmëfinalet e Kupës Libertadores.

Lexo edhe- Armando Sadiku befason me skuadrën e re, transferohet në Bolivi

La Paz, kryeqyteti i Bolivisë, është i pozicionuar në 3650 metra mbi nivelin e detit, duke qenë kryeqyteti më i lartë në botë.

Sadiku u largua nga futbolli evropian, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke Erzurumspor.

Pronari i Bolivar, Marcelo Claure është bashkëpronar me David Beckham në Inter Miami por edhe tek Girona në Spanjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.