Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho vazhdon të korrë sukses. Albumi i saj “Anima Rara” ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga ICMA (Cmimet Ndërkombëtare të Muzikes Klasike).
Ka qenë vetë sopranoja që ka bërë të ditur lajmin.
“Jam shumë e lumtur t’ju lajmëroj se albumi Anima Rara ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga ICMA (Cmimet Nderkombetare te Muzikes Klasike). Dua të falenderoj ICMA për nderimin dhe gjithashtu të shpreh vlerësimin tim ndaj ekipit të Opera Rara dhe kolegëve të mrekullueshëm që bashkëpunuan me mua për të sjellë në jetë ketë muzike të mrekullueshme. Kemi kuptuar përgjatë kësaj kohe sesa na nevojitet Arti dhe sa e vështirë është që të krijohet. Ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Ju dua të gjithëve… “, shkruan artistja.
Aktualisht sopranoja është duke interpretuar në rolin e Antonias në operan “Përrallat e Hoffmann” të Jacques Offenbach në “Gran Teatre”, Liceu Barcelonë.
Në tetor të 2020-tës Ermonela Jaho shkëlqeu në shfaqjet e saj në Greqi, e më pas së bashku me Saimir Pirgun në Gjermani.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.