Një model për tu ndjekur

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Një model për tu ndjekur

Viti 2020 do të mbahet mend si vit i vështirë, ku e gjithë bota u përball me virusin kovid. Do të mbahet mend për numrin e të infektuarve dhe të të vdekurve nga ky virus; do të mbahet mend për bllokimin e ekonomisë dhe mbylljen e të gjithë botës për t’u ruajtur prej tij; gjithashtu, do të mbahet mend se gjithçka, në pamundësi për t’u organizuar në grupe të mëdha, në salla, u gjet mënyra për t’u organizuar online.

Si kudo, në çdo fushë të jetës, edhe në fushën e mësimdhënies, mësuesit u gjetën para sfidave të mëdha, mënyrën se si do të organizohet ora e mësimit. Specialistë të ndryshëm u përpoqën e përgatitën programe e platforma për mësimdhënien online.

Edhe mësuesit e Diasporës, nuk qëndruan duarkryq, por përveshën mëngët dhe me zjarrin e dashurisë për gjuhën shqipe, i sfiduan vështirësitë dhe kudo nëpër botë filloi e vazhdoi mësimi i gjuhës shqipe nëpërmjet internetit. Ia dolën, falë përkushtimit dhe vullnetit të tyre. Në të gjithë këtë armatë mësuesish, bie në sy puna dhe kontributi i mësuesit, i drejtuesit të shkollës shqipe “Skanderbeg” të Parmës, z. Durim Lika.

Kur gjithçka priret drejt materializmit, kur të gjitha seminaret, bëhen vetëm në pagesë, mësuesi Durim Lika, përvojën e tij e ofron falas, kudo dhe kurdoherë. Shpirti i tij bujar, nuk mund ta lejojë që në këtë mbyllje, mësuesve t’u krijohet vështirësi, për shkak të mosdijes së përdorimit të teknikave të programeve të ndryshme.

Jo vetëm kaq, kontributi i tij në fushën e mësimit online, është i pranishëm. Kur është fjala për anën teknike të informatikës, gjithçka mban vulën e punës së tij.

Po përmend diçka prej aktivitetit të tij:

Së bashku me një grup kolegësh, bënë të mundur përdorimin e Abetares mbarëkombëtare, në variantin Pdf, që u dha mundësi mësuesve ta përdorin këtë libër me nxënësit e tyre përgjatë këtij viti akademik.

Krijimi i Abetares në variantin Pdf me indeks, i ndihmoi shumë jo vetëm mësuesit e Italisë, por edhe të Greqisë e më gjerë.

Kthimi i doracakëve, të botuara nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë së Kosovës, në një variant më të lehtë për t’u përdorur nga mësuesi, nëpërmjet internetit.

Fjalori dygjuhësh, italisht-shqip dhe greqisht- shqip, në variantin me fotografi faqe për faqe, do t’i ndihmojë mësuesit, duke e përdoruar këtë fjalor, për shpjegimin e fjalëve në të dyja gjuhët, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën e vendit ku jetojnë fëmijët.

Një numër të konsiderueshëm leksionesh, të publikuara në kanalin e tij, në youtube, rreth përdorimit të programit Google Meet, duke filluar që me programimin, hapjen e klasës, te mënyra se si organizohet ora e mësimit e deri në hollësira mikroskopike.

I diplomuar për matematikë në Universitetin e  Tiranës, me  përvojë shumëvjeçare  në fushën e mësimdhënies në Diasporë, duke qenë ekspert i informatikës prej mëse 20 vitesh, ka organizuar herë pas here seminare për mënyrën e mësimdhënies në programin Google Meet.

Pas seminarit të 11 nëntorit, me temë “Mjetet teknike për programimin dhe zhvillimin e mësimit online për Mësuesit e Diasporës”, një seminar i suksesshëm, ku njohuritë e marra i ndihmuan mësuesit se si ta përdorin këtë program, në funksion të transmetimit të njohurive te nxënësit, më 6 janar 2021, “duke marrë parasysh kërkesën e disa kolegëve dhe duke mbajtur premtimin për një leksion mbi përdorimin e Google Meet, ekskluzivisht për mësimdhënien në Diasporë dhe në mënyrë të veçantë në Itali, jam i gatshëm të jap eksperiencën time personale dhe të kolegëve të mi. Fatmirësisht përveç anës teknike që është edhe fusha ime, kemi edhe anën praktike, ku bashkë me kolegët e mi, të shkollës shqipe “Scanderbeg”, në Parma, këtë platformë e kemi përdorur me shumë sukses gjatë semestrit të parë”, – ky ishte lajmërimi që postoi në faqen e tij në facebook, profesionisti, informaticieni, Durim Lika.

Qëllimi i këtij seminari ishte familjarizimi me këtë metodë të re online në këtë kohë pandemie. Kjo për të lehtësuar aspektin teknik të mësuesve, që tashmë e përdorin, si dhe frymëzim për heqjen e ankthit teknik për mësuesit që nuk e kanë praktikuar kurrë.

Të regjistruar për këtë seminar ishin gati 250 mësues. Edhe pse ky takim, në pamje të parë, ishte për mësuesit e Italisë, kapërceu kufijtë, jo vetëm nga Diaspora, por edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Dëshira e madhe për të ndjekur këtë seminar tregon përkushtimin dhe kërkesën që kanë mësuesit për të qenë sa më koherentë me të rejat e teknikës.

Këtij aktiviteti nuk kishte si t’i mungonin edhe personalitete të spikatura të mësimdhënies dhe drejtues qendrash e portalesh që merren me arsimin në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë.

Temat e trajtuara në këtë seminar ishin:

  • Parapërgatitja teknike e mësimit

– Programimi në kohë i linkut të mësimit

– Kujtesa e rregullave për nxënësit

– Mjetet teknike në momentin e mësimdhënies

– Përgatitja e Google Chrome me linqet e preferuara për orën e mësimit

– Grumbullimi në një Dosje (Folder-Cartella)të veçantë të materialeve të mësimdhënies.

  • Nisja e mësimit nga ana e mësuesit

– Rregullimi dhe prova teknike e Webcam-it, zërit dhe mikrofonit dhe mouse-it

– Sfondi pas videos së mësuesit

– Ftesat dhe pranimi i nxënësve në leksion

– Mesazhi i mirëseardhjes nga mësuesi me chat.

– Layout i ekranit

  • Zhvillimi i mësimit

– Paraqitja e mësuesit

– Paraqitja e nxënësve

– Kujdesi i mësuesit për njohjen e llogarive të nxënësve

– Ndarja e ekranit

**Paraqitja e fotografive në kompjuter dhe online

**Paraqitja e videove në kompjuter dhe online

**Paraqitja e dokumenteve në kompjuter dhe online

**Përdorimi i Word-it në kompjuter

**Përdorimi i tabelave të ndryshme si Jam apo llojeve të tjera

**Përdorimi i Platformave të tjera online si SchoolMe, Youtube, Wordwall, Kahoot, Google Earth etj.

  • Probleme dhe përkujdesje të ndryshme teknike gjatë mësimit

– Mos shikimi apo mosdëgjimi i nxënësit

– Mbyllja pa dashje e konferencës

– Fikja e mikrofonit e një nxënësi

– Ndarja e ekranit nga nxënësi

– Leja për të folur nxënësi

  • Pyetje të ndryshme nga të pranishmit

Durim Lika, mësues dhe informaticien, me shumë lehtësi, përgjatë 3 orëve, gërshetoi njohuritë informatike me ato të fushës së mësimdhënies, duke e kthyer këtë seminar në guidë për një organizim sa më të lehtë të orës së mësimit. Në pamje të parë, duken çështje të thjeshta, por mosfunksionimi i ndonjërës prej tyre, çon në dështimin e orës së mësimit.

Në fund të takimit, mësuesit, falënderuan kolegun e tyre për këtë mundësi që u krijoi. Në një bisedë të ngrohtë shkëmbyen përvojën e tyre, duke shprehur gatishmërinë, që së afërmi, nëpërmjet internetit të organizojnë një orë mësimi, duke qenë vetë nxënës.

Edhe në këtë aktivitet, mësuesit ngritën zërin për vështirësitë e mësimdhënies së Gjuhës shqipe në Diasporë.

Pavarësisht vështirësive, mësuesit e Diasporës, do ta vazhdojnë punën e tyre, pasi mësimdhënia për ta është mision për ruajtjen e identitetit shqiptar.

Edhe pse ky takim, në pamje të parë, ishte për mësuesit e Italisë, kapërceu kufijtë, jo vetëm nga Diaspora, por edhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Dëshira e madhe për të ndjekur këtë seminar tregon përkushtimin dhe kërkesën që kanë mësuesit për të qenë sa më koherentë me të rejat e teknikës.