Gazeta italiane: Pse u krijua Shoqata e Kontabilistëve shqiptarë

E premte, 19 Prill, 2024

Në tetor të vitit të kaluar u themelua në Parma,  Shoqata e Kontabilistëve të certifikuar Shqiptar më në Itali. Presidentja e saj, sipërmarrësja Eriglena Begaj, në një intervistë për ParmaDaily tregon arsyet e krijimit të shoqatës.

Sot profesioniste dhe nënë e dy fëmijëve ajo tregon se ka shkuar në Itali në vitin 2003.  Eriglena ka studiuar dhe është diplomuar për Administrim Biznesi në Universitetin e Parmës, dhe pas vitesh sakrificë mes profesionit dhe familjes, në vitin 2017 mori licencën për kontabiliste dhe u regjistrua pranë Urdhrit të Kontabilistëve Italianë.

Eriglena cilat ishin arsyet që cuan në krijimin e kësaj shoqate?

Zhvillimi profesional dhe shkëmbimi i përvojave për të përmirësuar punën tonë dhe arritjet tona. Pastaj profesioni ynë na çon shpesh në kontakt me biznese, kompani dhe ente që janë shumë të interesuara të investojnë në Shqipëri, por që shpesh hasin në vështirësi të identifikimit atje të pikave të referimit. Kështu bëhemi “një urë” për të lehtësuar shkëmbimet ekonomike dhe investimet mes dy vendeve. E thënë kjo duke pasur parasysh se për Shqipërië Italia është një pikë referimi e më e rëndësishme në nivel europian, dhe në mënyrë të veçantë, në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian.

Cila është ndihma konkrete dhe e drejtë për drejtë që mund të marrin kompanitë e huaja e sidomos ato shqiptare nga Shoqata juaj?

Ajo që ju po thoni janë kompani italiane që kanë titullarë me origjinë të huaj dhe që janë përqëndruar kryesisht në disa sektorë ekonomikë të tipit ndërtim, tregti, logjistikë, shërbime të përgjithshme me një gamë të gjerë nënsektorësh që përbëjnë këto pjesë kryesore. Duke ju ofruar përgjigje normative dhe fiskale është aktiviteti kryesor i shoqatës sonë.

Furia e akteve normative, ndryshimet e mënyrës së komunikimit e mbi të gjitha modeli tradicional i punës që është në një lëvizje të vazhdueshme na vënë përpara sfidash ndaj të cilave ne profesionistët duhet të përgjigjeshim duke bërë një grup, e duke krijuar një komunitet profesional për të ofruar përgjigje të shpejta dhe cilësore ndaj kërkesave të klientelës. Bota post-COVID do të jetë ndryshe në shumë aspekte nga e sotmja dhe sfida jonë është të pranojmë ndryshimin duke u përshtatuar me kërkesat tona. Një nga shembujt më të zakonshëm që na tregoi pandemia është smart-working që nuk do të jetë një zgjidhje e momentit, por një mënyrë e re e punës dhe lidhjeve. Pas kësaj do të ktë procedura të reja, mënyra të reja komunikimi që duhet të transmetojmë në botën reale të sipërmarrjes dhe sfidave të përditshme. Të parët që do të kenë më shumë vështirësi do të jenë sipërmarrësit e huaj, mes të cilëve dhe bashkatdhetarët tanë shqiptarë, për një sërë arsyesh.

Çfarë raporti ka shoqata juaj e profesionistëve shqiptare me të tjera të llojit tuaj?

Shoqata jonë është ndërtuar për të zhvilluar një mjedis bashkëpunues për arritjen e objektivave të vendosur në statutet dhe rregullat ku secii nga ne secili prej nesh ka nenshkruar e besuar.

Kthehemi në Parma, si e shihni impaktin e sipërmarrjeve të huaja në provincën tonë dhe e ardhmja e saj?

Karakteristika kryesore e viteve të fundit e sipërmarrjeve të huaja është rritja konstante e tyre. Një e dhënë kjo në kontrast me ato italiane. Sigurisht, përmasat e vogla dhe/ose karakteristikat familjare ndihmon në përballimin e këtyre kohëve të pasigurish. Parma e sidomos rajonin ynë ka një bilanc pozitiv. Sipërmarrjet e huaja në Parma përfaqësojnë 12-14% të strukturës sipërmarrëse të territorit tonë, kryesisht në sektorë të ndërtimit, tregtisë dhe logjistikës ku është e vështirë të gjesh fuqi punëtore të disponueshme italiane. Një tjetër aspekt, sidomos në sipërmarrjet shqiptare të sektorit të ndërtimit në Parma, është se vitet e fundit kanë pësuar transformime drejt formave të tjera të korporatave krahasuar me ato individuale origjinale. Janë “të besueshëm” dhe dinë të qëndrojnë në treg. Më vjen në mendje një thënie e Warren Buffet: “Parashikimet mund t’ju tregojnë shumë për karakterin e atyre që i bëjnë ato; por nuk ju tregojnë asgjë për të ardhmen ”. Sigurisht që ky trend i rritjes së ndërmarrjeve italiane me pronarë të huaj do të vazhdojë dhe rritja do të theksohet shumë më tepër në mjediset që favorizojnë mikpritjen dhe tolerancën, të cilat janë parakushte të domosdoshme për zhvillim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 