Britani e Madhe/ Esat Braçe: Shoqata “Nënë Tereza” në kohë pandemie

E premte, 29 Mars, 2024

“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe” është një prej thënieve të çmuara që shenjtorja Nënë Terezë i la njerëzimit. Në gjurmët e kësaj shprehje edhe shoqata në Londër që mban emrin e saj u kujdes që me mundësitë e saj të vogla të realizonte një nismë bamirësie që asnjë familjeje shqiptare në Britaninë e Madhe të mos i mungonte ushqimi në festat e ndërrimit të viteve.

Kryetari i shoqatës “Nënë Tereza” në Londër, Esat Braçe rrëfen për gazetën “Diaspora Shqiptare” përpjekjet e shoqatës që asnjë familje të mos ishte pa ushqim, asnjë fëmijë pa mësuar gjuhën shqipe e asnjë prind në vështirësi të mos mbetej pa krijuar një network e të ndihmohej nga të tjerët për të mësuar gjuhën, për të njohur njëri-tjetrin e për të gjetur një punë në shtetin britanik.

Por ndërkohë Esati ka qenë në frontin e parë në luftë me COVID-19, me stafin profesional të NHS të Britanisë së Madhe. Dhe është ndoshta shqiptari i vetëm që ka kaluar kursin e detyruar të specializimit një javor për COVID 19-të prillin e shkuar.

INTERVISTA

Z. Braçe festat e fundvitit janë një mundësi e mirë për të festuar e për tu mbledhur bashkë me njëri-tjetrin. Ky vit do të jetë ndryshe për të gjithë ne për shkak të masave kufizuese, por kjo nuk ndalon aktivitetet bamirëse. Së fundmi, shoqata “Nënë Tereza” në Londër ka ndërmarrë një nismë bamirësie që asnjë familjeje mos t’i mungoj ushqimi për këto festa. Na tregoni pak më shumë për këtë nismë që zhvillohet në fundjavë?

Ashtu si dhe ju e theksoni ky vit që kaloi ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë, por sidomos për ato familje që u prekën thellësisht nga humbja e punës. Këto dy vitet e fundit ka pasur shumë familje shqiptare që janë shpërngulur nga vende të tjera të Evropës, e sidomos nga Greqi dhe Italia. Këto familje, shumica të vetëpunësuar dhe pa një rrjet të fortë e kanë pasur të vështirë të marrin mbështetje nga shteti apo përkrahen nga skema e ekonomike që është vënë në dispozicion për të ndihmuar njerëzit që punët u janë mbyllur si pasojë a situatës së COVID-19. Po ashtu thellësisht u ndikuan edhe familjet që klasifikohen me të ardhura shumë të vogla të përballojnë qiranë dhe jetesën. Ne si shoqatë ishim në gjendje të identifikonim këto vështirësi dhe u vumë në punë të kërkonim ndihmë tek ato organizata që ishin në gjendje të ndihmonin me fonde për të siguruar ushqime. Jemi krenarë të themi që shumë nga këto organizata kanë qenë edhe biznese shqiptare që ishin të gatshëm të ndihmonin në përpjekjet tona. Çdo fundjavë kemi vënë lajmërime se ku familjet mund të vijnë e të furnizohen me ushqime, kështu që kemi patur qindra familje që kanë përfituar dhe na kanë falënderuar për nismën tonë, sidomos gjatë festave të fundvitit.

Jo pa qëllim e nisa nga aktiviteti më i fundit i shoqatës. Prej sa kohësh është krijuar shoqata, cili ka qenë qëllimi i saj përveçse bashkimit të shqiptarëve në Londër dhe për të ruajtur lidhjet me njëri-tjetrin?

Shoqata ‘Nënë Tereza’ është krijuar në vitin 2009 dhe qëllimi ynë fillestar ka qenë të bashkojmë komunitetin shqiptar në Londër, të promovojmë dhe mbajmë gjuhën e bukur shqipe, kulturën tonë të pasur, zakonet tona të gjalla dhe argëtuese tek fëmijët shqiptarë këtu në Londër. Në kohën që fëmijët mësonin gjuhën dhe argëtoheshin prindërit kishin kohë të komunikonin dhe krijonin network-et e tyre. Nëpërmjet këtyre mbledhjeve prindërit mësonin eksperiencat e njëri-tjetrit dhe mësonin gjëra të reja siç ka qenë përfshirja e tyre nëpër kolegje, universitete dhe punë. Këto mbledhje kanë qenë të dobishme dhe kanë shërbyer edhe për shëndetin dhe mirëqenien e tyre mendore nga izolimi që shumë shpesh ndikonte familjet që nuk e dinin mirë gjuhën angleze dhe që kishin vështirësi me integrimin në shoqërinë angleze. Tani shoqata jonë ofron më shumë shërbime siç janë integrimi i të rinjve nëpërmjet sigurimit të lehtësirave për programet e arsimit plotësues, këshillime për lehtësimin e vështirësive financiare si edhe shërbime të tjera si përkthimin / avokimin / strehimin / këshilla për punësim dhe edukim/ grupe mbështetëse me gra për prindërimin e suksesshëm të fëmijëve dhe adoleshentëve, si edhe në parandalimin e dhunës në familje. Gjithashtu, kemi krijuar edhe grupe mbështetëse për moshën e vjetër ku ata mblidhen për bashkëbisedim dhe diskutojnë problemet e tyre në një ambient të qetë dhe mbështetës. Pandemia na ka parandaluar të vazhdojmë aktivitet tona normale por gjithsesi ne kemi vazhduar me të gjitha mundësitë nëpërmjet platformave Zoom.

Krahas aktivitetit bamirës, si një iniciativë që duhet ndjekur dhe mbështetur “Nënë Tereza Londër” ka edhe rrjetin e shkollave shqipe atje. Si keni funksionuar në këtë kohë pandemie?

Si çdo organizatë tjetër edhe ne e adaptuam mësimdhënien dhe këshillimet nëpërmjet platformës Zoom. Nuk është ideale por kjo na jep mundësinë e mbajtjes së kontaktit me komunitetit dhe vazhdimin e shërbimeve tona.

Për t’iu rikthyer aktualitetit në Britaninë e Madhe, si është situata atje? Dimë që keni qenë në frontin e parë të COVID-19 në Londër.
Siç keni parë edhe në mediat Britanike gjendja këtu është e vështirë. Në këtë moment që po shkruaj 1 në 50 persona janë të infektuar me COVID-19. Varianti i ri i cili u identifikua në dhjetor e përshpejtoi infektimin dhe fatkëqësisht edhe vdekjet. Qeveria është duke bërë përpjekjet e veta por strategjia e përdorur deri tani fatkeqësisht nuk e kanë parandaluar ose ngadalësuar përhapjen e COVID-19. Jemi me fat që janë gjetur dy ilaçe që po përdoren për personat që janë të infektuar dhe që vaksinimi ka filluar me hapa të mëdhenj. Të shpresojmë që këto masa janë ndihmuese dhe ndihmojnë në parandalimin e virusit dhe vdekjeve.

Duke folur për ju personalisht z. Braçe, na rrëfeni pak prej sa kohësh jetoni në Britaninë e Madhe, sa e vështirë ka qenë përshtatja atje?
Unë jetoj në Britaninë e madhe që nga viti 2000. Si shumë bashkatdhetarë të mi pata vështirësi të mësoja gjuhën dhe të integrohesha në shoqërinë angleze. Por sistemi anglez është për t’u admiruar sepse të ndihmon të shkollohesh e të arrish potencialin dhe në të njëjtën kohe të ndihmon financiarisht me shpenzimet jetike. Një përqindje e madhe e shqiptarëve këtu janë të shkolluar dhe bëjnë punën që duan. Sigurisht që gjërat kanë ndryshuar dhe kurset falas nëpër kolegje nuk janë falas si më parë, por prapë ka shumë shërbime dhe mundësira për këdo që dëshiron ta përmirësojë vetveten dhe të mësojnë aftësi të reja. Fatmirësisht në Britani ekziston meritokracia dhe nëse ke vullnet dhe dëshirë arrin aty ku do./  diasporashqiptare.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.