Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka bërë një apel të gjithë shqiptarëve që të rinovojnë kartat e tyre të identitetit dhe të marrin letërnjoftimin e ri në mënyrë që të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit.
Kartat ID janë të rëndësishme për votimin biometrik që do të realizohet në zgjedhjet e 25 prillit si pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit arritur mes partive politike.
“Shumë urgjente që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të marrin karta të reja të identitetit në mënyrë që të mund të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes së 5 qershorit mbi reformën zgjedhore.
Ju lutemi mos prisni derisa të jetë tepër vonë, merrni letërnjoftim të ri tani kështu që të mund të votoni më 25 prill”, shkruan në Twitter Kim.
“Shumë urgjente që të gjithë qytetarët 🇦🇱 të marrin kartat e reja të identifikimit, në mënyrë që të marrin shërbimet & të votojnë në zgjedhjet e 25/4. Lëshimi i kartave të reja biometrike të identifikimit është pjesë thelbësore e marrëveshjes së 5/6 mbi reformën zgjedhore. (1/2) https://t.co/8xbxsatvYF
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) January 6, 2021