Kardiologu shqiptar, Florim Cuculi, jeton prej 30 vitesh në Zvicër. Ai punon si shef i departamentit të ndërhyrjeve kardiologjike në spitalin e Lucernës.
Në një intervistë, tregon për karrierën e tij dhe si ka emigruar në Zvicër me familjen. Ai është nga Kërçova, ku dhe ka bërë shkollën fillore për të shkuar më pas në 1991 në moshën 13-vjeçare në Lucern të Zvicrës atje ku jetonte më herët i ati.
“Në atë kohë kam qenë mjeku i parë që jam diplomuar në Zvicër dhe nuk kishte shembull para meje. Më është dukur diçka e madhe ndërsa sot është krejt normale”, thotë ai duke kujtuar se është ndër brezi i parë që ka shkuar dhe është shkolluar atje.
Duke folur për komunitetin shqiptar atje ai thotë se tashmë është një komunitet më i madh dhe i konsoliduar dhe të rinjtë kanë shembuj për të ndjekur, ndryshe nga koha kur nisi ai studimet për mjekësi.
Përsa i përket situatës në Zvicër, ka nisur vaksinimi dhe është vendi i parë pas Anglisë. “Kjo është një sfidë e madhe dhe për Zvicrën, kështu që kanë angazhuar ushtrinë zvicerane duke bërë shpërndarjen e vaksinës”, thotë Cuculi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.