Greqi ka propozuar një rregull të ri përsa i përket kufirit me Shqipërinë dhe vendet e tjera.
Për të mbrojtur stafin e punës nëpër pikat kufitare shteti helen ka propozuar që testi COVID të jetë para kontrollit të pasaportave për të shmangur kështu infektimit e stafit.
Lajmi u bë i ditur gjatë një vizite të zv/ministrit të Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalia, në Janinë.
Pritet që shumë shpejt shtetasit që hyjnë në Greqi përpara kontrollit të pasaportave të kryejnë testin e Covid-19. Kjo do te ndihmojë që efektivet e policisë të mos bien në kontakt me të infektuarit me koronavirus.
Ne rast se një person rezulton pozitiv, atëherë do të rikthehet mbrapsht në vendin e origjinës pa pasur kontakt me efektivet e policisë. Kjo vlen për të gjitha vendkalimet kufitare të Greqisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.