111 vite nga lindja e Selman Rizës, albanologu i shquar shqiptar

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Selman Riza ishte një ndër albanologët, gjuhëtarët dhe publicistët më të shquar shqiptar nga Gjakova.

Lindi më 21 dhjetor 1909 në Gjakovë dhe shkollën fillore e kreu në vendlindje. Dëshira për shkollim e zhvendos në moshën 13-vjeçare nga Gjakova në Tiranë, ku u regjistrua në shkollën plotore “Naim Frashëri” dhe në 1925 u shpall nxënësi më i mirë në shkollë.

Riza vijoi mësimet më pas në Liceun e Korçës, që në atë kohë ishte një shkollë me emër në Shqipëri ku sërish ishte një nxënës i dalluar dhe me rezultate të shkëlyqera.

Në vitin 1932, Ministria e Arsimit i dha një bursë Selman Rizës për të ndjekur studimet në Universitetin e Tuluzës në Francë. Atje Selman Riza brenda tri vjetësh (1932-1935) kreu dy fakultete: Gjuhë-Letërsi franceze dhe Drejtësi.

Kthehet në Atdhe ku më 28 nëntor 1939 arrestohet dhe burgoset nga fashistët pasi mori pjesë në demonstratën e organizuar në Korçë në Ditën e Pavarësisë.

Rikthehet më pas në vitin 1942 në Kosovë ku vijoi veprimtarinë e tij antifashiste dhe pasi vjen sërish në Tiranë arrestohet me kërkesë të Jugosllavisë. Selman Riza transferohet në burgun e Prishtinës, për t’u dënuar e gjykuar si “anti-jugosllav”.

Pasi kthehet për herë të fundit në Shqipëri nën diktaturën komuniste, e largojnë nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, si “mbeturinë borgjeze” dhe e çojnë si ciceron në Muzeun e Beratit e më tej në bibliotekën e qytetit dhe në 1970 e nxjerrin në pension të parakohshëm.

Disa nga veprat e tij janë: “Tri monografina albanologjike” Tiranë,1944, “Fillimet e gjuhësisë shqiptare” Prishtinë,1952, “Gramatika e sërbo-kroatishtes”, Prishtinë,1952, “Pronorët e shqipes”, Tiranë,1958, “Pesë autorët më të vjetër të shqipes”, Tiranë,1960, “Emrat në shqipen”, Tiranë,1964 etj.

I kaloi vitet e fundit në Tiranë, nën mbikqyrjen e Sigurimit ku ndërroi jetë në 16 dhjetor 1988.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.