Greqi/ Ambasada njofton shtyrjen e datave për tërheqjen e dokumentave

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se është shtyrë afati për të tërhequr dokumentat  për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi t’i tërheqin. Të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë kryer aplikim për dokumente biometrikë (pasaportë dhe kartë identiteti) nga data 01.01.2019 deri në datën 31.12.2019, kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 prill 2021. Afati kohor i tërheqjes të dokumenteve biometrike për aplikimet e kryera gjatë kësaj periudhe është shtyrë për shkak të situatës së krijuar të pandemisë.

Gjithashtu në Zyrën Konsullore kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 4 dhjetor 2020.

Të gjitha dokumentet biometrikë për të cilat qytetarët kanë përfunduar aplikimin në Ambasadë deri më 4 dhjetor dhe kanë plotësuar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin e tyre me postë, janë dërguar nga Zyra Konsullore dhe pritet tu dorëzohen në adresën e deklaruar të vendbanimit të tyre, në ditët në vijim.

Tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën elektronike [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.

Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:

– Emër Mbiemër

– Adresa e saktë e shtëpisë (emri i rrugës, numri, kodi postar, qyteti, rrethi)

– Foto e faturës së aplikimit

– Numri i telefonit celular.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.