Virologu shqiptar Arban Domi është shprehur kundër mbylljes masive të shteteve, si një kundërpërgjigje ndaj COVID-19.
Ai thotë se sa më shumë të mbyllemi aq më shumë zgjat pandemia dhe aq më shumë mundësi i japim virusit të pësojë mutacione përpara se vaksina të veprojë kundër tij.
“Deri në këtë moment nuk mund të themi as e kompromenton dhe as që nuk e kompromenton sepse nuk kemi të dhëna. Vaksinat ekzistuese duhet të testohen sesi veprojnë në kontakt me këtë virus. Nga fillimi ky virus ka pësuar 4000 mutacione. Deri para këtij mutacioni vëreheshin 10-12 mutacione për shtëmë, në këtë u vërejtën 17, nga të cilat 8 janë në proteinën e sipërfaqes.Jam kundër mbylljeve masive. Sa më shumë të mbyllemi aq më shumë zgjat pandemia, aq më shumë mundësi i japim virusit të pësojë mutacione përpara se vaksina të veprojë kundër tij. Mendoj që është e gabuar.’-tha Arban Domi, drejtor i Zhvillimit të vaksinës GeoVax në Atlanta të SHBA.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.