Futbollisti shqiptar Arbër Zeneli është bërë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Reimsit në Francë.
Mediat sportive në Francë kanë shkruar se Zeneli kohët e fundit është duke marrë më shumë përgjegjësi te Reimsi.
“Ndikimi i tij në ekip kohët e fundit, në çdo rast është i dukshëm”, ka shkruar lunion.fr të martën.
Zeneli në tri ndeshjet e fundit ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim. Ai vetëm para pak muajsh është kthyer nga lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushës, ndërsa ka nisur ta shtrijë ndikimin te skuadra elitare e Francës. Zeneli në 12 ndeshje ka kontribuar me një gol e dy asistime. Ai kësaj skuadre iu bashkua në janar të vitit 2019 nga Heerenveenit, derisa ka kontratë deri në verën e vitit 2023.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.