Britani/ Pedagogia shqiptare flet për paqartësitë e mutacionit të ri

E enjte, 2 Maj, 2024

Pedagogia shqiptare e Kimisë Farmaceutike pranë “University of Hertfordshire” Gerta Cami, e cila jeton në Britaninë e Madhe flet për gjendjen emergjente për shkak të mutacionit të ri të koronavirusit. Vetë Cami shprehet se ende nuk është e qartë në mënyrë abslute se çfarë është ky mutacion, por duke parë rastin e Lodrës ajo shprehet se ky mutacion rrit infektivitetin 2-fish krahasuar me virusin bazë.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Cami tha se ende nuk ka të dhëna nëse ky variant është më vdekjeprurës se variantet e tjera.

“Britania po ballafaqohet me një gjendje emergjente si rezultat i shpërndarjes më të lartë të këtij varianti të virusit dhe ka shumë paqartësi e pyetje pa përgjigje. Janë tre elementë kryesore që u paraqitën nga këshilltarët shkencorë. E para: Shumë shpejt zëvendëson versione të tjera të virusit. E dyta: Ka mutacion që prekin pjesë të virusit që me shumë gjasa janë të rëndësishme. E treta: Disa nga këto mutacione rrisin aftësinë e virusit për të infektuar qeliza. Sidoqoftë ne akoma nuk kemi siguri absolute se çfarë është. Hasja e këtyre varianteve të reja mund të bëhet më e zakonshme në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Ne kemi rezultatin e Londrës ku janë marr masa të rrepta dhe kemi një izolim të pjesës juglindore të Britanisë.  Mendohet që ka më shumë përqendrim pjesa juglindore e Londrës së bashku me një pjesë veriore të saj. Për momentin flitet që përhapja është më e shpejtë. Një evidencë tregon që ky mutacion rrit infektivitetin 2-fish krahasuar me virusin bazë”, u shpreh Cami.

Ndërkohë lidhur me vaksinimin në Britaninë e Madhe, Cami tha se rreth gjysmë milionë e pacientëve britanikë janë vaksinuar me vaksinën e Pfizer.