Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, debutoi si titullar në Serinë A me fanellën e Specias, në humbjen 2-1 ndaj Interit. 24-vjeçari ishte një nga më të dalluarit në fushën e lojës, teksa u vlerësua nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” me notën 7.2.
Ismajli luajti 90 minuta të plota, teksa fitoi 4 nga 5 duele me kundërshtarët. Një tjetër statistikë për t’u admiruar ishin edhe pasimet e sakta, ku shqiptari arriti të jepte saktë plot 91% të pasave.
Me këtë paraqitje shqiptari pritet të ketë fituar besimin e trajnerit të Specias, për një vend titullari stabël me skuadrën e Serisë A.
Futbollisti shqiptar Ardian Ismajli është bërë pjesë e Specias në Seria A në shtator të këtij viti. Ai më parë ka luajtur tek Hajduku i Splitit dhe ky kalim konsiderohet mjaft I rëndësishëm për karrierëne futbollistit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.