Itali / Në gjurmët e Hysajt një tjetër talent po shpërthen te Empoli

E hënë, 29 Prill, 2024

Kampionati italian është kthyer në një oaz për futbollin shqiptar, pasi në thuajse secilën prej kategorive të tij, ka emra të talentuar shqiptar që luajnë me skuadra të ndryshme, duke filluar nga Seria A me ata që janë më të njohurit, e për të vazhduar më poshtë në kategoritë më të ulëta. Të shumtë janë edhe talentet të cilët po shpërthejnë në klube të ndryshme përtej Adriatikut, me emra si Kumbulla e Vrioni që janë pjesë e një numri të madh lojatrësh që janë përgatitur nga akademitë më të mira në këtë vend.

Emri i radhës që pritet të lerë shenjë në futbollin italian duket se është ai i adoleshentit Kristjan Asllani. Djaloshi 18-vjeçar është bërë pjesë e klubit të Empolit që nga viti 2017 dhe me fanellën e të rinjve po lë gjurmë duke luajtur si mesfushor ofensiv që kur ishte në moshë më të vogël se kjo kategori.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Empolit ta shohin me prioritet për të ardhmen e kështu, Asllani i është bashkuar vazhdimisht në stërvitje ekipit të parë, ndërsa po ulet së fundmi rregullisht në pankinë në Serinë B, edhe pse nuk ka pasur ende mundësinë që të tregojë vlerat e tij në fushë në këtë kampionat.

Por në mediat italiane theksojnë se trajneri Alesio Dionisi, duke shfrytëzuar edhe ndërprerjen e kampionatit të moshave për shkak të situatës së COVID, po mban afër lojtarin me ekipin e pare pikërisht për faktin se dëshiron që pak nga pak t’i japë eksperiencë në futbollin profesionist. Në klub kanë besim se Asllani, i grumbulluar së fundmi edhe me përfaqësuesen Shpresa, mund të ndjekë gjurmët e Elseid Hysajt dhe të fitojë hapësira në këtë skuadër. Pse jo, në të ardhmen edhe të sjellë të ardhura të rëndësishme në arkat e një klubi i cili mbijeton falë rritjes së talenteve dhe shquhet se ka një prej akademive më të mira në Itali. / vipsport.al