Dhjetori i lirisë dhe demokracia e vështirë shqiptare

E shtunë, 4 Maj, 2024

Turrja jonë drejt lirisë në këto 30 vite i ngjasoi një uragani që vërshon nga të fryjë era duke rrëmbyer liritë pa i lënë të lulëzojnë, piqen e frutojnë me rend ato.

Dhjetori i lirisë ‘90-të ka mbetur në kujtesën time si një libër i pashkruar, i dashur, i mezipritur për t’u shkruar nga unë, ti, ne, të cilëve na kishte munguar liria me kthjelltësinë që ajo etapë historike meriton të kujtohet, shkruhet dhe nderohet.

E qysh prej atëherë në tërësinë time gëlon lajtmotivi: Le të flasim më shumë për lirinë!

Ne kemi folur kaq palirisht dhe fare pak për Lirinë aq sa duket se ajo na rrëshqiti tangent pa u parë, njohur dhe kuptuar, dashur dhe respektuar. Ne nuk ia kemi njohur kurrë dimensionet asaj sepse vinim nga errësira.

Gjyshi im ishte arratisur nga Shqipëria në vitin 1959 duke lënë pas gruan dhe fëmijët nga të cilat ime më ishte më e madhja (11 vjeç) për të mos i parë kurrë më, ndërkohë kur edhe Jugosllavia fqinje kishte kaq shumë përfitime nga emigracioni ekonomik dhe politik , atdheu ynë i shpallte armiq me farë e me fis të ikurit që ëndërronin një jetë më të mirë duke lënë atdheun e pashpresë …siç ndodh edhe sot.

Duke ardhur nga një familje që mezi e kishte pritur lirinë që sjell me vete edhe Demokracia, ajo që ka në themele rregullin dhe dijen, sistemin e vlerave dhe parimeve mbi pronën, të shkuarën historike, gabimet, ndjesën, ndëshkimet, urrejtjen klasore dhe pa shkak, pronën, etj, u gjenda e brishtë si shumë 18 vjeçar të tjerë në atë prag lirie .

Sheshi i tejmbushur i qytetit studenti ku vargu i qytetarëve që vinte nga rrugicat e errëta e të padrita të Tiranës së përbaltur, ishte pritja më shpresëplotë që mund ti bëhej ndryshimit që po pësonte historia shqiptare në dhjetorin e 90-tës.

Studentët frymëzuan dhe nxitën rënien e një etape të errët të historisë sonë e cila prodhoi urrejtje klasore, diskriminim pa shkak, ndasi, paliri, hipokrizi, pabarazi ku Partia vendoste për fatin e individit, kolektivit, në shkollë, në punë, në familje, kudo deri në mendimet dhe vullnetet e nënndërgjegjes.

Tejlodhja nga një regjim sistematik padrejtësish akumuloi dhjetorin e lirisë, lindjen e pluralizmit, rrëzimin e Bustit të diktatorit çka duhet të shoqërohej me rrënimin e metastazave që ky kancer padrejtësish kishte lëshuar në indet e trupit të shoqërisë shqiptare prej 50 vitesh.

E kujtoj atë dhjetor të vështirë si të parin dimër larg familjes dhe vendlindjes time, kohë kjo kur unë isha studente në vitin e parë të Fakultetit Histori- Filologji, dega Gjuhë-Letërsi shqipe. Netët e errëta pa drita në qytetin Studenti ku mungonte edhe uji edhe ngrohja, komunikimi i vështirë me familjen përmes telefonit, transporti thuajse i pamundur me linjat e largëta nga Tirana drejt rretheve ishin një situatë pothuaj depresive, e papranueshme e cila do të shndërrohej në kërkimin e një të Drejtë të munguar masive që duhej të transformonte Shqipërinë e rrënuar në të kundërtën e vet.

Një transformim ky i vështirë, por jo i pamundur i cili do duhej të vinte së pari nëpërmjet dënimit të shkaktarëve që çuan në një shoqëri të mbyllur, të vetizoluar, që vetvritej çdo ditë e rrethuar nga krenaria fallco dhe urrejtja patologjike ndaj lirisë, ndaj njëri-tjetrit, ndaj dikujt që mendon dhe shprehet ndryshe.

Dhe kështu e nga ai shesh me studentë e qytetarë, profesorë e artistë nisi rrugëtimin edukimi ynë me lirinë. Ne vinim nga errësira e izolimit, ndaj termat pluralizëm, liri, demokraci, integrim evropian vinin si fllade që çelnin shpresa të një prag-udhëtimi të panjohur e me shumë të panjohura. Ekrani i televizionit ishte po aq i errët dhe hermetik sa edhe koha. Dimri i lirisë po çelte sythet e veta në mes të një djepi që përkund dijen e cila shumëkujt i ishte mohuar deri në atë dhjetor. Midis dashnorëve të lirisë dhe mohuesve të saj qëndroi një mur konstant të cilin mesa duket nuk e kemi shembur ende. Midis bustit të diktatorit dhe mentalitetit diktatorial ekziston një cak thuajse i padukshëm ku e ke të vështirë të pranosh se ky lloj diktakti është shembur ndonjëherë. Midis të drejtës dhe padrejtësisë, viktimës dhe xhelatit, ka një duel permanent ku fitues është e dyta sepse mungon reflektimi dhe reagimi e për pasojë dominon nënshtrimi ndaj së keqes. Një dialog që mungoi dhe një debat që nuk ndodhi kurrë e prej nga ku do ishin kalcifikuar principet që udhëheqin liritë.

Atyre ditëve brishtësia pothuaj fëminore e cila orientim të vetëm kishte familjen pyeste pareshtur veten dhe prindërit; të dalësh në protestë?! Të ikësh nga auditorët e boshatisur?! Ti bashkohesh atij rebelimi masiv?! Të kërkosh një Shqipëri europiane?! Të ç’politizosh Universitetin?! Të rrëzosh Simbolet e diktaturës në sheshe?! Po ato në mendje?!

Përgjigjen e enigmave të mia mund ta gjeje çdo ditë e më shumë në Tiranën që mbushi Qytetin Studenti me ëndrra lirie që më pas do të shtegtonin në çdo qytet, familje dhe shpirt shqiptari.

Çfarë duhet të bënte individi me lirinë? Si të silleshe në liri? Cilat janë liritë që lindin liri?… Do të ishin vargu i gjatë i përjetimeve dhe i mundimeve që do të përjetonim të gjithë ne pas asaj çelje drejt lirisë që jo të gjithëve ju fali Lirinë.

Disa mbetën të lirë vetëm për të ikur, disa të tjerë iu sulën lirisë së tjetrit duke ia grabitur çdo cep lirie, disa janë të lirë për të vjedhur, gënjyer, shpifur, ndërsa liritë e pastra, ato prej të cilave lind çdo liri u arratisën si shpirtrat e dlirë drejt parajsës.

Në folëm kaq pak për lirinë kur duhet ti thurnim pafund këngë lirie; të drejtës, të bukurës, punës, nderit, virtytit.

Le të flasim më shumë për lirinë … për rregullin, respektin dhe dashurinë për të, në fund të fundit kjo na bën të ndjehemi patriotë dhe qytetarë.

Më vonë, dhjetoreve që pasuan në vendlindjen time kuptova se lirinë, atë që kishte munguar aq shumë në familjen time njeriu mundet ta mësojë gjithë jetën; këtë ma konfirmoi leksioni i gjatë i jetës së tim vjehrri dhe gjithë familja e tim shoqi që Demokracinë e mësoi nga unë duke dëgjuar dhe pranuar si një e kundërt që ushqehet nga parimet e çdo njeriu pavarësisht bindjeve të ndryshme e ku në themel qëndron drejtësia, marrja e saktë dhe e balancuar e vendimeve pa ia shpërfytyruar jetën askujt por duke ia shndërruar çdo çast të pashpresë individit, në një shteg lirie dhe shprese.