Bashkim Jashari: Në Suedi gjithmonë kanë treguar interes për muzikën tonë

E diel, 19 Maj, 2024

Bashkim Jashari është mësuesi i parë i muzikës, përgjegjës për dixhitalizim dhe kryetar i Shoqatës së arsimtarëve në “ Läraranas Riksförbund” në shkollën ku punon në Malmö të Suedisë.

Prej 15 vitesh punon si mësimdhënës i lëndës së muzikës në shkollat Suedeze. Bashkim Jashari ka dhënë një kontribut në ruajtjen dhe kultivimin  e kulturës shqiptare në Suedi, posaçërisht të  muzikës  prej më shumë se 20 vitesh, duke u angazhur në shoqata dhe grupe  të ndryshme kultutrore.

Është themelues  dhe drejtues i Qendrës Kulturore Shqiptare-Suedese “Okarina” nga Landskrona, shoqatë kulturore, që kultivon muzikën e mirëfilltë shqiptare në Suedi, e cila është  prezantuar mjaft suksesshëm me muzikë  në skenat e ndryshme në Suedi, Danimarkë, Kosovë, Shqipëri dhe vende të ndryshme. Me themelimin e “Ministrisë së Diasporës në Kosovë”, Bashkim Jashari fillon bashkëpunimin me këtë Ministri, që nga viti 2012, ku ishte edhe njëri nga themeluesit e “Qendrës Kulturore të Kosovës” në Suedi dhe përgjegjës për kulturë, nga viti 2014- 2018, në kuadër të kësaj Qendre. Tashmë punon  në Malmö si mësimdhënës i  parë i muzikës,  përgjegjës për IT dhe dixhitalizim dhe kryetar i Shoqatës së arsimtarëve “ Läraranas Riksförbund”, ku dhe mbron të drejtat e mësimdhënësve.

Në një intervistë në televizionin AlbSe ai tregon për rrugëtimin e tij në Suedi. “Unë kam lindur Prekaz të poshtëm nga një familje rapsodësh. Me përkeqësimin e situatës mora rrugën e mërgimit si shumë të tjerë. Vullneti për t’u marrë me muzikë ka qenë gjenetike, sepse jam rritur me rapsodi, në odën e Jasharëve. Unë kam qenë shumë  i interesuar të thellohem në muzikën rapsodike, por në shkollë kemi kryer studime për muzikë klasike dhe normalisht u njoha më shumë me atë pjesë, por unë vazhdoj të punoj dhe të thellohem në muzikën tonë tradicionale autoktone. Kur kam ardh në Suedi i njihja vetëm nëpërmjet gjeografisë dhe pak nga muzika, por me ardhjen time këtu sigurisht kisha vështirësi, si fillim u mora me konvertimin e diplomës që mori kohën e vet. Muzikën folklorike popullore e kisha në gjak dhe muzikën klasike e kisha nga shkollimi, ndërsa pjesën tjetër e kisha nga familja.”

Profesor Jashari e vë theksin mbi nevojën e ruajtjes së muzikës tradicionale.

“Mendoj se institucionet tona në Prishtinë dhe Tiranë duhet ta ruajnë muzikën popullore dhe ta ngrenë në nivelin akademik, në këtë rast edhe ruhet edhe kultivohet. Në Ballkan shumë vende fqinje kanë investuar për muzikën popullore. Nëse kthehemi në histori është vështirë të përcaktojmë se cili instrument i përket popullit shqiptarë. Ka pasur instrumente me dy tela në shumë vende, me këtë formë që është sot çiftelia, i takon muzikës sonë shqiptare, ndërsa si instrument është e vështirë të përcaktohet nëse është e jona, është modifikuar dhe është përshtatur me muzikën tonë.”

Ai tregon gjithashtu për aktivitetin e organizuar për festat e fundvitit në bashkëpunim me AlbSe.

“Hera e parë që bëhet një organizim i tillë, kemi bërë parapërgatitje që ta kalojmë festën me artistë tanë në Suedi dhe do e festojmë bashkë natën e vitit ri. Dy netë do të jenë me muzikë, një natë muzikë popullore dhe një natë me rapsodi. Një program artistik në AlbSe me artistët tanë që punojnë dhe veprojnë në Suedi.” Kemi këngëtarë shqiptarë Albina Isufi që këndon në Opera, Arjana Jashari, vajza ime që studion në muzikën pop-rock etj. nGjithmonë kam qenë i mendimit të kemi një bashkëpunim me rrjetin e bizneseve shqiptare në Suedi, sepse këto aktivitete kërkojnë dhe mbështetje financiare, por sigurisht këto aktivitete nuk kanë vlerë pa mbështetje morale dhe pjesëmarrje.”

Jashari tregon se në Suedi gjithmonë kanë treguar interes për muzikën tonë: “Kaq vite sa herë kam kontakte profesionale me muzikantë suedez gjithmonë janë shumë të interesuar për muzikën autoktone shqiptare, gjithmonë më pyesin dhe ne kemi shumë çfarë t’i tregojmë sepse kultura jonë është shumë e pasur dhe nëpërmjet kulturës mund të arrish në nivele shumë më të larta.”

Bashkim Jashari tregon edhe për bashkëpunimet e tij në Danimarkë: “Afërsia me shqiptarë të tjerë në Danimarkë dhe afërsia gjeografike na ka bërë që ta ndihmojmë gjithmonë njëri-tjetrin dhe kemi shkëmbyer eksperiencat profesionale për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe kemi bashkëpunime shumë të mira.”

“Shoqatat shqiptare në Suedi janë shumë të organizuar me evente të ndryshme. Sigurisht duhet të jemi kritik dhe të them që nuk kemi atë bashkëveprimin e kënaqshëm. Ende nuk kemi një organizim që t’i bëjë bashkë të gjitha shoqatat në mënyrë që të jemi më të organizuar, shpresoj që të ndodh së shpejti”, tregon Bashkim Jashari.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.