QBD bën bilancin e një viti të vështirë

E enjte, 16 Maj, 2024
E enjte, 16 Maj, 2024

QBD bën bilancin e një viti të vështirë

Gjatë një mbledhjeje online me Këshillin Koordinues të Botimeve për Diasporën qendra e botimeve të Diasporës ka prezantuar projektet e realizuara gjatë këtij viti si dhe projektet e përshtatura, pas ndryshimeve që solli pandemia e shkaktuar nga COVID 19.  Ndër projektet e rëndësishme të realizuara Drejtoresha e QBD, Mimoza Hysa theksoi sigurimin dhe shpërndarjen  e 17 079 teksteve mësimore dhe literaturë plotësuese në 20 vende të botës, brenda muajit shtator 2020.

Edhe pse në një periudhë të vështirë, QBD-ja në bashkëpunim të ngushtë me MEPJ-në, me përfaqësitë diplomatike shqiptare, arriti të shpërndajë në një kohë rekord brenda afatit të përcaktuar të gjithë sasinë e teksteve shkollore. Kësaj sasie iu shtuan dhe 1100 tekste të dërguara në Itali në muajin shkurt gjatë Takimit me mësuesit e gjuhës shqipe në Itali, duke e çuar sasinë e teksteve të shpërndara në 18 179 gjithsej.

Gjithashtu QBD ka botuar gjatë këtij viti edhe “Fjalorët dygjuhësh për fëmijë” në 9 gjuhë, përkatësisht: shqip-italisht, shqip-anglisht, shqip-greqisht, shqip-frëngjisht, shqip-gjermanisht, shqip-kroatisht, shqip-spanjisht, shqip-turqisht dhe shqip-ukrainisht, serinë “Klasikët dygjuhësh” që përmban 7 libra me nga dy përralla apo vepra klasike për çdo libër (gjithsej 14 rrëfime të letërsisë për fëmijë) si dhe është në procës përgatitje për botimin dygjuhësh të dhjetë tregimeve të përzgjedhura nga vëllimi “Tregime të Moçme Shqiptar” të Mitrush Kutelit, Përgatitjen dhe botimin e revistës së parë letrare “Letra nga Diaspora”, botime informuese për nxënës dhe mësues në Diasporë si dhe projekte për tekste të digjituara dhe platformë digjitale të mësimdhënies.

Në aktivitetet kryesore gjatë vitit 2020 u evidentua Takimi i Shkrimtarëve të Diasporës ku morën pjesë rreth 50 shkrimtarë dhe autorë të rëndësishëm me banim jashtë vendit dhe ku u diskutua mbi problematika të rëndësishme për letërsinë dhe gjuhën shqipe.

Një nga projektet më të rëndësishme të QBD-së ishte dhe vazhdon të jetë Bashkëpunimi ndërshtetëror mes Shqipërisë dhe Kosovës për realizimin e teksteve të përbashkëta.

Gjatë vitit 2020 ka vijuar puna intensive e Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për miratimin e teksteve të përbashkëta, me mbështetjen e procesit nga QBD-ja.

Në përmbyllje u theksua se QBD-ja realizoi 100% buxhetin e akorduar për vitin 2020, duke qenë se detyrat e marra përsipër, në veçanti botimi i 30 veprave dhe shpërndarja e rreth 20 000 teksteve, kanë kërkuar angazhimin e plotë të burimeve financiare të akorduara në fillim të vitit.