Gjuha dhe identiteti kombëtar shqiptar në Itali

E enjte, 16 Maj, 2024

Dritan Mashi, mësues i gjuhës shqipe në shkollën “Gjergj Fishta” në Trento, Itali, ish-nënkryetar i LMSHI dhe aktualisht anëtar i Këshillit të Mësimit Shqip në Diasporë (KMSHD), rrëfen për gazetën “DIELLI”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Itali nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe.

Funksionimi i mësimit të gjuhës shqipe në Itali

Duke pasur parasysh që Shqipëria nuk bën pjesë në BE, që të mundësohet mësimi i gjuhës amtare për pakicat kombëtare dhe duke ditur që Italia nuk ka një ligj të mirëfilltë që të mundësojë organizimin dhe zhvillimin e mësimit të gjuhës përkatëse të pakicave që jetojnë në vend, mësimi i gjuhës shqipe është bërë e mundur në shumicën dominuese nga shoqatat kulturore në formën e kurseve. Janë këto shoqata që bëjnë të mundur funksionimin, zhvillimin, krijimin e kushteve, ambienteve, bazën materiale, gjetjen e mësuesve ose të mësimdhënësve, si dhe propagandimin në komunitet të funksionit të kursit shqip. Deri para pak vitesh këto kurse kanë funksionuar në mënyre të pavarur dhe individuale, gjë që ka sjellë edhe komunikimin me institucionet shtetërore të shteteve tona (Shqipëri-Kosovë), që ka qenë i rezervuar dhe i ngushtë. Shtimi dhe nevoja për zgjerimin e mësimit shqip në komunitete bëri që numri i këtyre shkollave të rritej dhe nevoja për mësues ishte më e madhe. Lindi nevoja që këta mësues dhe mësimdhënës duhej të trajnoheshin dhe të përditësoheshin. Ndihmë të madhe ka dhënë qeveria e Kosovës dhe më pas ajo e Shqipërisë me seminaret e organizuara në Itali dhe në Shqipëri, si dhe me bazë materiale, abetare, fletore pune, libra të ndryshëm për fëmijë dhe “Doracaket”. Të gjitha këto bënë të mundur që të fillojë konkretizimi dhe ndërgjegjësimi i një fillese më serioze e mësimit shqip. Në shumicën dërrmuese këto kurse apo shkolla funksionojnë një herë në javë me 2-3 orë dhe në 2-3 grupmosha, gjë që ka vështirësitë e veta në sistemimin dhe organizimin e orëve të mësimit. Duhet të theksojmë që mësuesit dhe mësimdhënësit, me punën e tyre vetëmohuese, përkushtimin dhe dëshirën e madhe që brezi i ri që rritet në dhe të huaj të marrë informacionin e duhur për atdheun dhe gjuhën mëmë. Numri i madh i kurseve bëri që të shtohej edhe numri i mësuesve dhe mësimdhënesve të cilët kishin nevojë të ishin më të organizuar dhe të informuar, gjë q çoi në formimin e Lidhjes së Mësuesve Shqiptar të Italisë. Kjo nuk pati funksionin e duhur për shkak të keqdrejtimit dhe personalizimit të direktivave për të cilat shumë mësues të nderuar dhanë kontributin e tyre. Kjo do të thotë që mbi 60% të mësuesve dhe ndihmësve informohen në mënyrë të pavarur ose rajonale.

Organizimi në qytete, mësimdhënia dhe kurrikula që përdoret

Mësimi i gjuhës shqipe i ka fillimet në vitet ‘90 me disa grupime të vogla nxënësish dhe qytete të vogla, por një zhvillim dhe përkushtim më të gjerë ka marrë në dhjetë vjeçarin e fundit, ku rolin kryesor e luajtën shoqatat kulturore. Duhet të themi se mësimi shqip zhvillohet në të gjithë territorin italian, por duke u bazuar në fluksin emigrator dhe dendësinë e komuniteteve shqiptare, numri më i madh i kurseve të gjuhës shqipe është i përqendruar në qendër dhe në veri të Italisë si: Lombardi, Veneto, Trentino – Alto-adige, Emilia Romagna, Piemonte etj. Metodat dhe materialet e përdorura deri para pak vitesh ishin ato që silleshin privatisht nga Kosova dhe Shqipëria, pa pasur një udhëzues të metodës dhe mënyrës së veçante të kësaj mësimdhënieje. Megjithatë, në këto 3-4 vitet e fundit, interesimi i institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë ka qënë i dukshëm dhe për pasojë është bërë e mundur bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi. Kjo ka bërë që në pothuajse të gjitha shkollat në Itali të përdoret Kurrikula e përbashkët e ministrive të arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Mësimi i gjuhës shqipe si formë e ruajtjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve në Itali

Duhet të theksojmë se mësimi i gjuhës shqipe nuk është vetëm me të folurin nëpër ambientet shtëpiake. Kjo mënyrë e të mësuarit të gjuhës shqipe është vetëm një pjesë e formimit paraprak dhe prejardhjes sonë si komb. Pjesa më e rëndësishme, kjo edhe sipas statistikave dhe për më shumë sipas mësuesve të parë dhe martireve të mësimit të gjuhës shqipe, që gjuha e shkruar është forma më e përshtatshme e ngulitjes së gjuhës tek personi. Duke e shkruar, nxënësi do e përmirësojë atë çka ka mësuar në ambjentet familjare, duke e ilustruar me historinë do mësojë kush jemi dhe cila është prejardhja, duke parë dhe përdorur veshjen tradicionale në vazhdën e mësimit dhe veprimtarive që shkolla ka në programin e saj, komunikimi dhe angazhimi në orën e mësimit me traditën dhe doket, gatimit, instrumentet, vizatimin me tematikat tradicionale, do kemi krijuar një formacion të mundshëm dhe të programuar për një imazh funksional të përgatitjes së brezit të ri me identitetin dhe prejardhjen e kombit tonë. Megjithatë, kjo do ishte maksimumi duke parë statistikat. Aktualisht në Itali janë në funksion rreth 100 kurse ose shkolla. Kjo është një shifër jo e mjaftueshme për numrin e madh të komunitetit shqiptar që ndodhet në Itali (rreth 1.000.000 shqipfolës). Me një fjalë, duhet të bashkohemi, të gjejmë rrugën e duhur, të veprojmë me më shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm, si nga ana e shteteve tona përkatëse, si nga ana jonë si profesionistë t gjuhës shqipe. Themelet janë, duhet vetëm të veprojmë me më shume këmbëngulje që të ndërgjegjësojmë komunitetin tonë që e vetmja rrugë që vërteton identitetin tonë është t’i mësojmë brezit të ri gjuhën e shenjtë dhe të bukur shqipe. Nga ana jonë si mësues ka marrë rrugën e duhur që me formimin e Këshillit të Mësimit Shqip në Diaspore (KMSHD), do të mundësoje unifikimin e mësimit shqip në të gjithë Diasporën. Gjë që vlen edhe për mësimin e gjuhës shqipe, si formë e ruajtjes së identitetit kombëtar shqiptar.

Si pritet mësimi shqip në Itali nga shoqëria italiane

Duhet të theksojmë që populli italian ka qenë në shekuj një popull emigrator. Kjo ka ndikuar pozitivisht në organizimin dhe zhvillimin e mësimit shqip në të gjitha aspektet, si në frymëzimin emocional ashtu edhe material. Kemi marrë përgëzimet më të sinqerta për iniciativën, gjithashtu kemi marrë edhe ndihmën materiale kur ka qenë e nevojshme, ambjente ose bazë materiale.

Roli dhe pesha e shqiptarëve në Itali

Komuniteti shqiptar në Itali është nder më të rëndësishmit në shoqërinë italiane. Kjo ka të bëjë edhe me numrin e madh të shtetasve shqiptarë të emigruar ndër vite. Duhet theksuar se integrimi ynë ka qenë i shpejtë dhe i natyrshëm. Kemi të bëjmë me një krah pune të dobishëm për ekonominë italiane, por edhe intelektuale. Kjo është vërtetuar me rezultatet, arritjet dhe suksese si në fushat profesionale dhe ekonomike, por edhe në ato politike. Nuk janë të paktë personazhet që pothuajse i njohim të gjithë.

Mesazhi juaj patriotik për Diasporën në SHBA

Jemi të vetëdijshëm që Diaspora shqiptare në SHBA është ndër më të vjetrat dhe më frytdhënëse, ndër më patriotiket dhe më të frymëzuarat në çështjen kombëtare të ruajtjes së gjuhës, traditave dhe dokeve të kombit shqiptar. Duke qenë kaq larg nga toka mëmë dhe duke qenë aq afër me zemër, jemi krenarë që ju vëllezër na jepni një motiv më shumë që të angazhohemi me shpirt e zemër që të mbrojmë me fanatizëm emrin SHQIPTAR. Kemi tre gjërat më të bukura në botë: GJUHËN, FLAMURIN dhe TRADITAT. T’ua lëmë trashëgimi fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm. Zoti e bekoftë Shqipërinë etnike dhe shqiptarët.