Në Mbretërinë e Bashkuar sot fillon vaksinimi

E premte, 26 Prill, 2024

Sot fillon në Mbretërinë e Bashkuar dhënia e vaksinës për t’u mbrojtur nga Covid -19. Vaksinimet e para përbëjnë një kthesë shumë të rëndësishme në betejën kundër Corona Virusit.

Është vaksina “Pfizer Biontech”, ajo që do t’u jepet fillimisht stafit mjekësor që është në kontakt me të sëmurët, personave mbi moshën 80 vjeç dhe personelit të shtëpive të moshuarve. Vaksinimet do të vazhdojnë të jepen deri në pranverën e ardhshme, dhe gjatë kësaj periudhe njerëzit duhet te jenë shumë të kujdesshëm. Nga kjo fushatë vaksinimi do të përfitojnë edhe 13.665 shqiptarë  (INSTAT 2019) që jetojnë në Britani.

Dozat e vaksinës janë shpërndarë në gjithë vendin.

Në Angli 50 spitale janë përzgjedhur si qendra të administrimit të vaksinës. Nesër është fillimi i fushatës më të madhe të vaksinimit.

Spitalet do te kontaktojnë pacientët që do të vaksinohen fillimisht, dhe vaksinimi do bëhet në spital. Kjo vaksinë duhet të mbahet ne temperaturën -70 gradë, gjë që e bën të vështirë menaxhimin e saj ne qendrat mjekësore.

Më vonë qendrat mjekësore dhe farmacitë do të kenë mundësi të menaxhojnë vaksinën deri të paktën në pranverë.

Britania ka porositur 40 milionë doza te vaksinës Pfizer/Biontech, që janë të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë vetë, pasi duhen dy doza vaksine, me tre javë distancë njëra nga tjetra.

Por ndërsa shumë njerëz duan t’a bëjnë vaksinën sa më shpejt që të jetë e mundur, të tjerë janë të shqetësuar se si do të fusin në trup një element të huaj.

Për të bindur popullin se vaksina është e sigurt, Mbretëresha Elisabeth dhe bashkëshorti i saj, kanë deklaruar se do t’a bëjnë vaksinën.

Po kështu edhe shumë personalitete do t’a bëjnë vaksinën në publik. Ky është vetëm fillimi, beteja kundër Covid nuk ka përfunduar, përkundrazi. Kjo është një maratonë, dhe sot hidhen vetëm hapat e para te saj.

Janari është një muaj delikat, ekziston mundësia e shtimit të rasteve nëse nuk zbatohen masat e duhura.

Ditën e hënë qeveria njoftoi se 14,718 vetë kishin rezultuar pozitiv ndërsa 189 vetë kishin humbur jetën, duke e çuar numrin e vdekjeve në 61,434.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.