Nga Kanadaja në Kosovë, Shpresa Loshaj fiton çmimin për “Guxim Qytetar 2020”

E enjte, 2 Maj, 2024

Lëvizja “FOL” në Prishtinë ka njoftuar se i ka akorduar Çmimin për Guxim Qytetar për vitin 2020,  aktivistes Shpresa Loshaj. Ajo në fillim të këtij viti është kthyer nga Kanadaja në Kosovë, dhe ka themeluar Shoqatën Ambientaliste “Pishtarët” në Deçan për t’i mbrojtur bjeshkët e vendlindjes së saj nga ndërtimet pa leje të hidrocentraleve apo trashëgiminë natyrore e kulturore të Kosovës.
Mexhide Demolli-Nimani, drejtore e Lëvizjes thekson se: “Shpresa ka dëshmuar se vërtet mund të bëhet punë e mirë nëse ke guxim dhe nuk ke frikë nga pushtetarët që tentojnë të të heshtin, por në të njëjtën kohë Shpresa ka dhënë shembull për të gjithë se duhet të ketë vendosmëri që gjërat të shkojnë deri në fund”. Edhe Leonora Kryeziu, kryesuese e Bordit Këshillëdhënës të Lëvizjes FOL tha se është nder i veçantë çmimi po i ndahet aktivistes me temën shumë të veçantë, siç është mbrojta e ambientit. “Ajo çka ka bërë Shpresa ka kaluar të  gjitha iniciativat të cilat janë marrë deri më sot, dhe ka zgjuar vetëdijen e secilit për mbrojtje të ambientit” thuhet në njoftimin për shtyp të Lëvizjes FOL, të publikuar në webfaqen e kësaj lëvizjeje.
Po aty theksohet se Shpresa Loshaj gjatë tërë këtij viti u angazhua për mbrojtjen e lumit në grykë të Deçanit dhe shkatërrimet në Zallin e Rupës përmes reagimeve të shumta duke shkruar letra institucioneve të Kosovës, duke shprehur shqetësimin e banorëve lokalë në mbrojte të Grykës së Deçanit nga kompania Kelkos. Ajo ka ngritur këtë çështje në Kuvendin Komunal të Deçanit, në Komisionin Hetimor Parlamentar në Prishtinë, në mënyrë që të ngritet si çështje në Parlamentin e Carinthia të Austrisë, nga vjen Kompania Kelkos. Loshaj, përmes angazhimit të saj e ka ngritur çështjen e shkatërrimeve në Zallë të Rupës në media si vendore edhe ndërkombëtare, sa herë që i është dhënë mundësia.
Gjatë muajve të verës, me angazhimin e saj, ajo ka arritur të dërgojë në vend të ngjarjes Kryeparlamentaren e Kosovës Vjosa Osmanin, një grup Deputetësh të Kuvendit të Kosovës, Komisionin Hetimor Parlamentar të Republikës së Kosovës, ekspertë të ndryshëm nga vendi dhe rajoni, si dhe aktivistë të shoqërisë civile, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Austria prej nga vjen kompania Kelkos që po merret me gërryerjen e Bjeshkëve të Deçanit.
Në një postim në profilin e saj në Facebook Shpresa, fituese e çmimit ka falënderuar Lëvizjen “FOL” për çmimin duke theksuar se ky sukses u atribuohet të gjithë pjestarëve të shoqërisë civile të cilët e kanë mbështetur në këtë iniciativë. “Sot, Lëvizja FOL, ma ka ndarë çmimin e Guximit Qytetar për 2020 për punën tonë të përbashkët të institucionalizmit të çështjes së Kelkosit. Jam ndier tepër e prekur dhe mirënjohëse për faktin se ndoshta mua më përmendet emri në publik, por guximi është i të gjithëve që nuk i mbyllin sytë e as nuk frikësohen përballë së keqës që kërcënon vendin tonë. Kelkosi është çështje që ekspozon të gjitha shtresat e shtetit tonë dhe po na e teston demokracinë në shumë nivele. Është obligim i yni qytetar që t’i dalim përballë kujtdo që rrezikon të drejtën tonë për të jetuar me dinjitet dhe për të gëzuar lirinë, tokën e ujin për të cilat kemi sakrifikuar aq shumë. Guximi është i natyrshëm kur jemi së bashku, ashtu është edhe fitorja!”
Shpresa Loshaj ka diplomuar për Studimet Ndërkombëtare në Simon Fraser University në Vancouver, dhe ka vazhduar për Master of Arts për Politikën Publike dhe Administrimin në Carleton University në Ottawa të Kanadasë. Aty edhe është punësuar nga qeveria federale kanadeze në Ministrinë e Shëndetësisë në Ottawa. Më vonë ka kaluar në Ministrinë e Inovacionit dhe Zhvillimit Ekononik si këshilltare e politikave të pronësisë intelektuale, punë të cilën e ka ndërprerë për shkak të kthimit të saj në Kosovë.
Çmimi ndahet pikërisht në ditën kur Shoqata “Pishtarët” e udhëhequr nga Shpresa iu drejtua Gjykatës Themelore në Prishtinë për t’i anuluar gjashtë vendimet që ia lejuan Kelkos Energy Sh.P.K. prodhimin dhe shitjen e rrymës për 40 vitet e ardhshme nga Lumbardhi i Deçanit. “Gjykatës Themelore në Prishtinë iu kërkua të nxjerrë vendim për shtyerjen e ekzekutimit të 6 vendimeve që lejojnë operimin e dy hidrocentraleve në Grykën e Deçanit, deri në marrjen e vendimit përfundimtar. Ky vendim është i domosdoshëm për ta parandaluar dëmin e pariparueshëm ndaj ambientit dhe për ta mbrojtur interesin publik”- thuhet në njoftimin publik të Pishtarëve.