Raporti i KQZ: Shqiptarët jashtë vendit do të votojnë me postë

E enjte, 28 Mars, 2024

Në zgjedhjet e 25 prillit shqiptarët që jetojnë jashtë vendit me të drejtë vote do të votojnë përmes postës, thuhet në një raport të grupit të punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri.

Sipas “Abc News”, që ka siguruar këtë raport, ky është konkluzioni i arritur edhe pse me rreziqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha kohë e pa mjaftueshme për ti kryer të gjitha proceset e nevojshme.

KQZ, duke marrë në konsideratë kushtet e Shqipërisë (shtrirjen gjeografike të Diasporës, afatet kohore në dispozicion, shërbimi postar, mungesën e sistemeve të zhvilluara teknologjike, vlerëson se më i përshtatshëm për tu zbatuar aktualisht në vendin tonë, është metoda e votimit nga jashtë përmes postës dhe shkarkimit i fletës së votimit online në faqen e KQZ-së. Grupi i Punës vlerëson këtë metodë votimi (modeli i Kosovës), si në zgjidhje afat-shkurtër.

Ideja e votës nëpër ambasada është hedhur poshtë nga grupi i punës dhe kjo për shkak të numrit të kufizuar të selive diplomatike të Shqipërisë. Ndërsa votimi online konsiderohet i pasigurtë dhe për këtë arsye është përjashtuar dhe ky opsion.

Më herët është bërë e ditur nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që ata duhet të deklarojnë vendbanimet e tyre përmes portalin e-Albania. Grupi i punës i KQZ-së nisur nga kjo thotë se shqiptarët jashtë vendit duhet të hyjnë më pas në portalin e KQZ dhe të dërgojë një kërkesë ku të shfaqë interesin të votojë. Administrata e komisionit bën verifikime dhe e njofton qytetarin jashtë vendit nëse e drejta e tij për të votuar është pranuar.

Në këtë rast, ata grupohen në një regjistër të posaçëm, dhe emri i tyre hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Fletën e votimit, zgjedhësi jashtë vendit e shkarkon online nga faqja e KQZ-së, dhe pasi e plotëson, e dërgon përmes postës në Shqipëri.

Megjithatë, grupi i punës në KQZ, thotë se ky proces ka anë të dobëta, ku ndër të tjera rreshtohen:

– Siguria që fleta e votimit pas plotësimit nga zgjedhësi arrin në Shqipëri në kohë;

– Mungesa e sigurisë përgjatë rrugës ose para numërimit / mbërritjes në KQZ;

– Kostoja financiare më e lartë për votuesit, pasi posta drejt Shqipërisë është më e kushtueshme;

– Rreziku i shtimit fiktiv të fletëve të votimit.

Grupi i punës në KQZ, nuk ka përllogaritur dot sa do të kushtojë ky proces, por parimisht, thotë se vota e një shqiptari jashtë vendit mund të kushtojë, nga 22-25 dollarë.