Historia / Klara Serjani Bejleri dhe altruzimi shqiptar përtej oqeanit

E premte, 26 Prill, 2024

Klara Serjani Bejleri, farmaciste që është pronare e një biznesi në Kanada, aktiviste në komunitetin shqiptar, dhe bamirëse në shoqërinë kanadeze, rrjedh nga një familje me tradita, patriote, mikëpritëse ku u edukua me dashurinë dhe respektin për njerëzit e mirë e pa dallim. Në Shqipëri ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, dega Farmaci në Universitetin e Tiranës. Pasi kishte punuar si farmaciste për disa muaj deri sa iu aprovua licensa, me kursimet e bashkëshortit hapi farmacinë e saj në qytetin e Fierit.
Ajo së bashku me familjen emigron në Kanada në vitin 2000, ndërsa nga viti 2018 është kryetare e Shoqatës Shqiptaro- Kanadeze “Bashkimi Kombëtar” për Kitchener e Waterloo. Në një intervistë për gazetën “Diaspora Shqiptare” ajo flet për aktivitetin e saj, profesionin, biznesin, bamirësinë e shumëçka tjetër.

Klara, ju njohim si farmaciste që keni biznesin tuaj, aktiviste në komunitetin shqiptar në Kitchener, dhe bamirëse në shoqërinë kanadeze. Po e fillojmë me këtë të fundit, sepse në kohë pandemie ju pamë solidare në qytetin ku jetoni…

Po, unë jam anëtare krenare e Klubit të Rotarisë Kitchener- Westmount, pjesë e Rotarisë Ndërkombëtare, organizatë kjo bamirësie, ku bëj punë vullnetare prej shumë vitesh. Së bashku me anëtarë të kësaj organizate, përfshirë edhe anëtarë të komunitetit shqiptar organizuam një paradë makinash dhe dhamë donacione duke sjellë ushqim për punonjësit e Shtëpisë së Pleqve të prekur shumë rëndë nga pandemia COVID- 10. Në fund të marsit dhe në fillim të prillit kur pandemia po përhapej në gjithë botën, dhe kur më të rrezikuarit doli t’ishin moshat e treta, morali i rezidentëve të kësaj qendre kishte rënë shumë, dhe ne e pamë si obligim moral e njerëzor që të ishim pranë tyre në kohëra të vështira. Jam krenare me të gjithë ata shqiptarë që iu bashkuan kësaj nisme…

Kur keni ardhur në Kanada dhe sfidat që të pritën në këtë shtet?

Në Kanada kam ardhur më 21 qershor 2000 së bashku me familjen, me të cilët zbritëm në aeroportin e Calgaryt. Vështirësia më e madhe ishte malli për gjithçka që në ditët e para. Djali dyvjeçar që kërkonte gjyshërit, as nuk hante ushqimet e çerdhes, dhe ne si dy prindër të rinj, profesionistë që kërkonim të integroheshim në jetën dhe sistemin kanadez. Me kalimin e kohës, siç e thatë u aktivizova në komunitetin shqiptar në Kanada, dhe hapa edhe biznesin tim, ku kam të punësuar edhe pjesëtar të komunitetit tonë.

Sa ka qenë e vështirë të punësoheshe si farmaciste në Kanada, dhe kur e keni hapur biznesin tuaj “Shoppers Drug Mart”?

Në Kanada iu nënshtrova provimeve të licensimit pasi kisha studiuar dhe punuar si ndihmës-farmaciste me kohë të plotë për një vit. Pas gjashtë muajsh, siç më thanë, isha farmacistja e parë shqiptare e licensuar në Kanada. Pak vite më vonë fitova titullin e “Farmaciste e Certifikuar” për moshat e vjetra (Certified Geriatric Pharmacist) dhe mësuese e diabetit në Kanada (Canadian Diabetes Educator). Dëshira për biznesin tonë dhe për t’u kujdesur për familjen tonë me dy fëmijë të vegjël, na shtyu të merrnim një degë të sipërmarrjes “Shoppers Drug Mart” në Kitchener më 2008. Bashkëshorti mbaroi masterin në Administrim Biznesi (MBA), kurse unë e fitova me eksperiencë. Kemi disa vite që kemi hapur brendin tonë të farmacive, BreslauPharmacy& Wellness Centre. Këtë vit kemi hapur edhe Breslau Medical Clinic me mjekët e mirënjohur në komunitetin shqiptar këtu Dr. Lulzim Rrafshi dhe Dr. Agron Alija. Jam e lumtur që mund t’i kemi punën, pasionin dhe miqësine nën një çati sidomos gjatë kësaj kohe pandemie.

Jeni farmaciste që punoni së bashku me burrin. Si është të punosh sot në këtë kohë pandemie?

Nuk është keq të punosh me burrin në farmaci gjatë pandemisë pasi mund të punosh pa maskë pas xhamave.

Si e shihni më shumë profesionin tuaj, si biznes, punë apo pasion?

Të tria bashkë. Pasion dhe dashuri për pacientët, biznes dhe shumë punë për të rritur dy fëmijë, për të ndihmuar prindërit dhe familjet tona në atdhe si shumica e emigrantëve. Shumë herë më vjen keq kur shikoj që fëmijët janë rritur dhe do të doja të kisha shpenzuar më shumë kohë me ta. Faleminderit Zotit ata janë në rrugë të mbarë. Shikoj gjithmonë mirësinë tek njerëzit dhe kjo ma kthen edhe profesionin në pasion.

Në cilësinë e aktivistes, a mund të na tregoni se cili është historiku i organizimit të shqiptarëve në Kitchener dhe Waterloo?

Shoqata jonë është themeluar në vitin 2000. Me një histori të pasur dhe shumë angazhim nga refugjatët e Luftës së Kosovës më 1999, një grup i cili kishte ardhur në Kitchener. Disa klasa të Shkollës Shqipe përfshirë edhe nxënës gjimnazi kanë funksinuar që atëherë me ngritje e rënie. Jeta e emigrantit ka vështirësitë e veta, dhe shoqata ka qenë disa herë më pak aktive nëpër vite. Reflektimi i parë është parë në rënien e interesimit për t’i çuar fëmijët në shkollën tonë shqipe, por besoj se bordi i shoqatës duket entuziast që këtë punën tonë vullnetare ta vazhdojmë.

Si kryetare e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze “Bashkimi Kombëtar” për Kitchener-Waterloo, qyteza të bukura të Ontarios, sa keni mundur t’i arrini qëllimet që ia keni vënë vetes kur e keni fituar mandatin?

Shumë nga qytetarët e këtyre qyteteve i kam edhe miq personal prej kohësh. Nuk kisha kompeticion në këtë mes, por m’u dha si obligim dhe unë ju jam mirënjohëse për vlerësimim. Kishim nevojë për një zë të përbashkët dhe unë ndihem e nderuar që ky zë shikohej tek unë. Qëllimi kryesor ka qenë mbarëvajtja e Shkollës Shqipe. Me dy mesueset e dedikuara, Shkolla Shqipe çdo vit shton klasat. Po flas për kohën para pandemisë.

Siç e thatë edhe ju, qyteti Kitchenerit ka edhe Shkollën Shqipe. Në shumicën e shkollave shqipe në Kanada, sivjet mësimi po mbahet online. Ku qëndron ajo e Kitchenerit?

Ndonëse shkollat fillore dhe të mesme në gjithë provincën e Ontarios po vazhdojnë mësimin me praninë fizike të nxënësve, shkollat multilinguale apo të etniteteve të ndryshme janë detyruar ta mbajnë mësimin online. Këtu nuk përjashtohen as klasat e gjuhës shqipe, të cilat kanë filluar online që nga tetori. Shpresojmë që në një të ardhme jo të largët do të hapen dyert edhe për shkollat komunitare.

Cili është roli i femrës në komunitetin shqiptar në Kitchener dhe Waterloo? Atje shihet aktiv edhe Forumi i Gruas në Kitchener, e cila ndihmon familjet në nevojë në atdhe…

Gratë janë zonja të mira të familjeve tona dhe janë forca dhe jeta e komunitetit tonë, i cili përherë po duket më i bashkuar. Forumi i Gruas dhe misioni bamirës mbështetet nga i gjithë komuniteti ynë. Êshtë kthyer në traditë të shqiptarëve të këtij qyteti tashmë dhe vazhdohet edhe nga gratë më të reja, dhe gjithashtu edhe nga anëtarë të shoqatës sonë. Nisma të tilla, natyrisht se duhet të përkrahen, dhe ne nuk bëjmë përjashtim.

Pandemia COVID- 19 e ka ndryshuar mënyrën tonë të jetesës. Sa ka ndikuar kjo tek puna juaj si farmaciste dhe te shoqata?

Na lodhi ky armik i padukshëm. Farmacia nuk është mbyllur asnjë ditë dhe u përshtatëm me kushtet e reja. Të tjerët ankoheshin me karantinën dhe maskat, ndërsa ne nuk kemi pushuar dhe mbajmë maskë për 12 orë në ditë. Jam me fat se vazhdoj të shikoj dhe shërbej shumë miq të shoqatës që i kam pacientë. Meqë jemi tek muaji nëntor, tani është shtuar edhe më shumë malli për festat. Me këtë rast uroj nga zemra të gjithë shqiptarëve kudo që janë: Gëzuar Festën e Pavarësisë!