“Haaland i ri” Mërgim Berisha, ja çfarë shkruan gazetari italian

E martë, 1 Korrik, 2025

Vetëm 22 vjeç, me shtetësi gjermane por me origjinë shqiptare nga Kosova, Mërgim Berisha ka shënuar pesë gola në pesë ndeshje në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Gazetari i njohur italian Gianluca di Marizo në një shkri të tijin e quan atë një “Haaland të ri” të RB Salzburg.

“Ai luftoi për javë të tëra, një stërvitje pas tjetrës, dhe në fund – ai kishte rastin e tij. Dhe tani… ” . Kundërshtarët dridhen. Edhe Diego Simeone do të duhet të mendojë për të tani pasi ndeshjet e fundit e grupeve vendos shumë gjëra. Në ndeshjen Lokomotiva Moskë – RB Salzburg, trajneri Jesse Marsch, e prezantoi edhe njëherë sulmuesin e tij të ri, Mërgim Berishën”, shkruan Gianluca.

Erling Haaland, me të cilin gazetari bën krahasimin arriti tetë gola në gjashtë ndeshje të fazës së grupeve vitin e kaluar.

Por tashëm norvegjezi i Haaland është tek Dortmund dhe ka kaluar pothuajse një vit nga largimi nga RB Salzburg dhe austriakët tashmë kanë në dispozicion katër sulmues qëndror. Mërgim Berisha është më i vjetri prej tyre dhe gjithashtu në letër, ka vlerën më të ulët në treg.

Kjo edhe ndodh, pasi dy vjet më parë ai luante në Bundesliga 2 dhe askush nuk e priste shpërthimin e tij.

Pasi u transferua në Austri në moshën 10 vjeçare, te akademia e RB Salzburg duke luajtur për të rinjve e klubit, në vitin 2015, Berisha e mbylli karrierën e tij me të rinjt e Red Bulls, pas tetë vitesh.

Nga aty, ai fillimisht dy sezone luajti në huazim te Liefering (klubi satelitor i Salzburgut), pastaj një me LASK, në elitën e futbollit të Austrisë.

Pika më e ultë për të erdhi në vitin 2019: kur shkoi te FC Magdeburg u luajti për gjysmë sezoni në Bundesliga 2 – por zhvilloi në total vetëm 22 minuta midis kampionatit dhe kupave. Në janar, Berisha kthehet në Austri, te Altach, ku shënon 14 gola.

Më 1 janar 2020, Erling Haaland zyrtarisht bashkohet me Borussia Dortmund. Pesë ditë më vonë, Mërgim Berisha më në fund kthehet “në shtëpi”, me ëndrrën që të qëndrojë dhe të shkëlqejë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.